Aktualitete
KRYESHHEFI EKZEKUTIV I AGJENCISË SHTETËRORE TË ARKIVAVE TË KOSOVËS Z. BEDRI ZYBERAJ PRITI NË TAKIM AMBASADORIN E MBRETËRISË SË NORVEGJISË NË KOSOVË z. JENS ERIK GRONDAHL, MINISTRIN E MBROJTJES Z. ARMEND MEHAJ DHE DEPUTETIN E KUVENDIT TË KOSOVËS Z. ENVER DUGOLLI
E hënë, 7 qershor 2021 Kryeshefi Ekzekutiv i Agjencisë Shtetërore të Arkivave të Kosovës z. Bedri Zyberaj priti në takim zyrtar Ambasadorin e Mbretërisë së Norvegjisë në Kosovë z. Jens Erik Grondahl, ministrin e Mbrojtjes z. Armend Mehajn dhe deputetin e Kuvendit të Kosovës z. Enver Dugolli.Z. Zyberaj shprehu mirënjohje për takimin dhe me këtë rast i njoftoi mysafirët me të arriturat e deritashme të AShAK-së, ku foli për natyrën e punës, kushtet dhe gjendjen aktuale të Agjencisë Shtetërore të Arkivave të Kosovës, si dhe i informoi për lashtësinë dhe sasinë e thesarit arkivor që ruan AShAK-ja. Për më tepër, ai vuri theksin te digjitalizimi si domosdoshmëri e kohës, proces që AShAK-ja e ka të pamundur ta bëjë për shkak të mungesës së buxhetit. më shumë
KONFERENCA E V MBARËKOMBËTARE E ARKIVISTIKËS
Më 5 qershor 2021, Agjencia Shtetërore e Arkivave të Kosovës dhe Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave të Shqipërisë në bashkëpunim me Komunën e Tuzit në Mal të Zi, organizuan Konferencën e V Mbarëkombëtare të Arkivistikës. Qëllimi i organizimit të Konferencë është që të mbledh ekspertët dhe studiuesit e arkivave të vendeve shqipfolëse dhe të arkivave të rajonit, për të diskutuar rreth evoluimit të arkivistikës, problematikave, metodologjisë së studimit, digjitalizimin si dhe përmirësimin e infrastrukturës dhe veprimtarisë arkivore. Hapjen e Konferencës e bëri z. Mark Lucgjonaj, i cili u shpreh se “Është kënaqesi e veçantë për Komunën e Tuzit, që së bashku me dy institucione mjaftë të rëndësishme siç janë AShA e Kosovës dhe DPA të Shqipërisë të organizojmë Konferencën e V Mbarëkombëtare. Nga Agjencia Shtetërore e Arkivave të Kosovës të pranishmit i përshëndeti Kryeshefi Ekzekutiv Mr.Sc.Bedri Zyberaj, i cili në emër të të gjithë pjesëmarrësve falënderoi Komunën e Tuzit, për përkrahjen dhe mbështetjen që i dhanë dy arkivave në mbajtjen e Konferencës së V në Tuz. Ndërsa, Drejtori i DPA të Shqipërisë, Prof.asoc.dr Ardit Bido tha se “Është kënaqësi e vaçantë që së fundmi, Konferenca Mbarëkombëtare e Arkivistikës po zhvillohet në Tuz, po zhvillohet në Malësi sepse që kur e kemi nisur këtë konferencë të përbashkët mbarëkombëtare të arkivistikës në fakt ne kemi vendosur që kjo do të jetë konferencë e shqiptarëve ngado. Jo si pikëpamje nacionaliste po si një pikëpamje thellësisht patriotike dhe profesionale. Arkivat e kombit tonë janë një. Mund të jenë të ndara në institucione të ndryshme, mund të jenë të ndara në shtete të ndryshme por kur vjen fjala për historinë tonë ajo histori është kombëtare”. më shumë
Hapja e Ekspozitave ne Pejë
Më 29.4.2021, me fillim në ora 10, në Sheshin ,, Skënderbeu" në qytetin e Pejës, Agjencia Shtetërore e Arkivave të Kosovës rihapi ekspozitat ,,Vullkani" i Republikës, e cila u përgatit për nder të 40 vjetorit të demonstratave të vitit 1981 dhe ,, 70 vjet Arkiv", e përgatitur me rastin e shënimit të 70 vjetorit të themelimit të Arkivit të Kosovës.më shumë
Hapja e ekspozitave në Gjakovë
Më 26.4.2021, në Platonë e Shetitores pranë lumit Krena të qytetit Gjakovë, me fillim nga ora 09.00, Agjencia Shtetërore e Arkivave e Kosovës rihapi dy ekspozitat: “Vullkanin e Republikës”, ekspozitë për nder të 40-vjetorit të demonstratave të vitit 1981 dhe ekspozitën “70 vjet arkiv” me rastin e 70 vjetorit të themelimit të Arkivit të Kosovësmë shumë




