Aktualitete
“Java e Arkivit të Hapur”
Me rastin e 67 vjetorit të themelimit të Arkivit të Kosovës, Agjencia Shtetërore e Arkivave të Kosovës, më 26 mars 2018 në ora 10 hapi zyrtarisht “Javën e Arkivit të Hapur”, me që rast pati vizitor nga profile të ndryshme.Të gjithë të interesuarit panë për së afërmi ambientet dhe proceset e punës, si dhe Depon ku ruhet lënda arkivore që e posedon ASHAK-ja.më shumë
U HAP EKSPOZITA “DËBIMI I SHQIPTARËVE NGA SANXHAKU I NISHIT 1877/1878”
Me rastin e 140 VJETORIT TË DËBIMIT TË SHQIPTARËVE NGA SANXHAKU I NISHIT 1877/1878, më 22 shkurt 2018 (e enjte) në ora 12.00, Agjencia Shtetërore e Arkivave të Kosovës hapi Ekspozitën “Dëbimi i Shqiptarëve nga Sanxhaku i Nishit 1877/1878”. në Hollin e Bibliotekës Kombëtare “Pjetër Bogdani” në Prishtinë. Me një Fjalim përshëndetës dhe gjithëpërfshirës Ekspozitën e hapi Kryeshefi Ekzekutiv i ASHAK-së z. Ramë Manaj, i cili Ekspozitën në fjalë e paraqet si një thesar shumë të çmuar - dokumente që flasin e rrëfejnë shumë. Megjithatë, potencoi se vlerësimin më adekuat gjithmonë do ta japin vizitorët e Ekspozitës. më shumë
PJESËMARRJE NË PROMOVIMIN E LIBRIT “ARKIVAT SHQIPTARE” TË AUTORIT GJET NDOJI, TIRANË 2018
Delegacion i Agjencisë Shtetërore të Arkivave të Kosovës i kryesuar nga Kryeshefi Ekzekutiv i ASHAK-së z. Ramë Manaj, z. Hamit Shala- Drejtor i DAF dhe z. Ruzhdi Panxha- Drejtor i DVA më 02.02.2018 morën pjesë në Promovimin e librit “Arkivat Shqiptare” të autorit Gjet Ndoji, i cili u mbajt në Sallën e madhe të Hotel Tiranës në Tiranë. më shumë
PJESËMARRJE NË KONGRESIN E 2TË ARKIVOR NDËRKOMBËTAR PËR GJEOGRAFINË OSMANE NË STAMBOLL TË TURQISË
Delegacion i Agjencisë Shtetërore të Arkivave të Kosovës i kryesuar nga Kryeshefi Ekzekutiv i ASHAK-së z. Ramë Manaj dhe znj. Shpresa Mekaj, Drejtoreshë e DPZH-së nga data 20-24 nëntor 2017, morën pjesë në Kongresin e 2të Arkivor Ndërkombëtar për Gjeografinë Osmane në Stamboll të Turqisë të organizuar nga Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave të Turqisë pranë Kryeministrisë së Republikës së Turqisë.më shumë




