Aktualitete

VIZITA E SHFMU,,ZENEL HAJDINI”, TËRSTENIK, SHFMU,,HASAN PRISHTINA” - SEMETISHT DHE E GJIMNAZIT ,,EQREM QABEJ” - PRISHTINË

Vizita e nxënësve të SHFMU,,Zenel Hajdini” nga fshati Tërstenik

Ekspozita,, Kosova pas Luftës së Dytë Botërore në dokumente arkivore"

Më 15 shkurt 2023, Agjencia Shtetërore e Arkivave e Kosovës në kuadër të aktiviteteve për...
Pensionimi i Drejtorit te ANK-Peje

27.01.2023 Pas shumë vitesh pune të palodhshme, sot doli në pension Drejtori i Arkivit Ndërkomunal të...
Hapja e Ekspozitës ,,Kosova në Arkivin e Shtetit Shqiptar”, në Universitetin ,, Ukshin Hoti” në Prizren

Me rastin e 14 vjetorit të Pavarësisë së Kosovës, Agjencia Shtetërore e Arkivave e Kosovës...
KRYESHEFI EKZEKUTIV I AGJENCISË SHTETËRORE TË ARKIVAVE TË KOSOVËS PRITI NË TAKIM DREJTORIN E PËRGJITHSHËM TË ARKIVAVE TË TURQISË Z. ÜGUR ÜNAL

Dje, më 9 shkurt 2022, Agjencinë Shtetërore të Arkivave të Kosovës e vizitoi Drejtori i...
VIZITË ZYRTARE E DELEGACIONIT TË AGJENCISË SHTETËRORE TË ARKIVAVE TË KOSOVËS NË DREJTORINË E PËRGJITHSHME TË ARKIVAVE TË TURQISË

Me ftesë të Drejtorit të Përgjithshëm të Arkivave të Turqisë z. Ügur Unal delegacioni...
28 nëntor 2021- Ekspozita në Kalanë e Tiranës

Sërish nikoqire Kalaja e Tiranës!Agjencia Shtetërore e Arkivave e Kosovës, Drejtoria e Përgjithshme e...
27 nëntor 2021-Nënshkrimi i Marrëveshjes së Bashkëpunimit AShAK-DPA

Në kuadër të zhvillimit të aktiviteteve të përbashkëta të dy qeverive, Shqipëri...
Ekspozita në Vlorë

Në kuadër të manifestimeve për 28 Nëntorin, Shpalljen e Pavarësisë së...

PJESËMARRJE NË KONFERENCËN E 30 –TË NDËRKOMBËTARE “ARHIVSKA PRAKSA 2017” NË TUZËLL –BOSNJE DHE HERCEGOVINË

PJESËMARRJE NË KONFERENCËN E 30 –TË NDËRKOMBËTARE “ARHIVSKA PRAKSA 2017” NË TUZËLL –BOSNJE DHE HERCEGOVINË


Kryeshefi Ekzekutiv i ASHAK-së z. Ramë Manaj,  prej datës 27-29 shtator 2017 mori pjesë në Konferencën e 30-të Ndërkombëtare “Arhivska Praksa 2017, në Tuzëll  të Bosnje dhe Hercegovinës”. 

Gjatë tre ditëve të Konferencës u mbajt edhe Akademia Solemne me rastin e shënimit të 30 vjetorit, e cila prezantoi:

- Një film dokumentar: 30 vite Konferenca "Arhivska Praksa";

- Promovimi i botimit "Arhivska Praksa (1998-2017) - me rastin e 20 vjetorit të botimit të revistës";

- Hapja e Ekspozitës nga Arkivi i Kantonit të Tuzllës: 30 vjet Konferenca "Arhivska Praksa".

Gjatë Konferencës u paraqitën rreth 40 prezantime nga tri njësi të ndryshme tematike:

-Mbrojtja e materialit regjistraturik gjatë krijimit në kohën e tranzicionit - rezultatet dhe perspektivat;

-Kontributi i projektit "Arhivska Praksa" për zhvillimin e veprimtarisë arkivore;

-Mbrojtja e materialeve jokonvencionale gjatë krijimit dhe çështjet tjera aktuale lidhur me teorinë dhe praktikën arkivore. 

Pjesëmarrja në këtë Konferencë nga Agjencia Shtetërore e Arkivave të Kosovës konsiderohet e rëndësishme, pasi që të pranishëm ishin udhëheqës të institucioneve arkivore nga arkivat e rajonit dhe botës, me që rast u shkëmbyen arritjet dhe avantazhet e përvojave në teorinë dhe praktikën arkivore.

Në vijim po paraqesim fjalimin e Kryeshefit Ekzekutiv të ASHAK-së z. Ramë Manaj, të prezantuar në Konferencë në Tuzëll.

 

 

 

I nderuar Drejtor i Arkivit të Kantonit të Tuzllës, z. Omer Zulič,

Të nderuar pjesëmarrës të Konferencës -  Konferenca e 30-të Ndërkombëtare “Arhivska Praksa 2017”, në Tuzëll,

Të nderuar kolegë arkivistë

Zonja e zotërinj,

Të nderuar miq,

Unë sot kam kënaqësinë dhe nderin që në emër të Arkivave  dhe arkivistëve të Kosovës, t’ju përshëndes të gjithëve dhe këtij evenimenti arkivor në Tuzëll ti dëshiroj punë të suksesshme dhe njëherit tu falënderohem për ftesën dhe këmbënguljen tuaj, që  bëri të mundur praninë time këtu.

Arkivistika si profesion, si veprimtari dhe si disiplinë shkencore, këto vitet e fundit ka një zhvillim të hovshëm drejt përpjekjeve për përmbushje të misionit, në planin nacional, rajonal e ndërkombëtar, që kjo pjesë e trashëgimisë së kulturës të popujve tanë të jetë më fuqishëm në funksion të bashkëpunimit, integrimeve të gjëra kulturore, njohjes më të mirë dhe valorizimit të vlerave të përbashkëta apo specifike të identiteteve të ndryshme etnike e kulturore, por edhe të diversitetit të tyre.

Konferencat si kjo në Tuzëll, përveç se ofrojnë rastin e mirë të prezantohen arritje në avancimin e përgjithshëm metodologjik, teknik, profesional e shkencor në sfidat praktike, por edhe teorike lidhur me lëndën arkivore, me rëndësinë  e saj për shtetin, shoqërinë dhe qytetarin, për historinë dhe kulturën, ofrojnë mundësi të mirë për këmbimin e eksperiencave pozitive por edhe për të fuqizuar edhe këmbimin e dokumenteve me vlerë arkivore.  

Në Republikën e Kosovës, arkivat dhe arkivistika kanë trashëguar gjendje shumë të vështirë, në kuptimin më të gjerë të fjalës. Edhe sot, 18 vite pas luftës dhe 9 vite pas Pavarësisë së vendit, ballafaqohemi me konsolidimin teknik, teknologjik, hapësinor e lëndor të Arkivave.

Ne sot, me gjithë kufizimet që reflekton stadi aktual i ndërtimit të shtetit, po  përpiqemi që në legjislacionin tonë arkivor të bartim frymën e aqui comunitere, kurse në metodologjinë  e proceseve dhe operacioneve të ndryshme në rregullimin, mbrojtjen dhe valorizimin e lëndës arkivore të zbatojmë standardet më të avancuara ndërkombëtare arkivore, përfshirë këtu edhe digjitalizimin e saj.

Agjencia Shtetërore e Arkivave të Kosovës, institucioni qendror arkivor në vend, ka nënshkruar Protokolle të bashkëpunimit ndërshtetëror në fushën arkivore me vendet e rajonit: me Malin e Zi, Shqipërinë Maqedoninë, Kroacinë, Bullgarinë, Turqinë dhe Austrinë.

 Krahas kësaj, na vjen keq që çështjet politike bëhen pengesë e zgjerimit të këtij bashkëpunimi mes vendeve dhe popujve, sidomos atyre që për afër 50 vite kishim jetuar nën  çatinë e ish shtetit të  Jugosllavisë. Përndryshe, ASHAK-u  që nga viti 2005 është anëtare me të drejta të plota e Këshillit Ndërkombëtar të Arkivave të botës, me seli në Paris.

Bashkëpunimi mbetet shumë i nevojshëm   sepse e djeshmja është e kaluara kurse e ardhmja e të djeshmes, rrjedhimisht e sotmja, nuk mund të projektojë të nesërmen pa njohjen e plotë dokumentare të të kaluarës. Ndërkaq, projektimi i të ardhmes mbi bazën e njohjeve reciproke të historisë dhe kulturës së popujve tanë mbetet faktor i paanashkalueshëm i miqësisë, mirëkuptimit dhe bashkëpunimit.

Mirëpo, vërtetë është e pakëndshme që sot kur jemi në dekadën e dytë të shekullit të ri, në rrethanat e demokratizimit dhe kohën e shoqërisë së hapur brenda dhe mes shteteve, e kaluara ende i paraqet pengesë ardhmërisë: ne ende nuk mund të kemi qasje apo të plotësojmë fondet tona reciprokisht me dokumente të arkivuara në arkivat nacionale të disa vendeve të ish Jugosllavisë, ndonëse duke u mbajtur nën embargo nuk mund të ndryshohet e kaluara. Kjo e kaluar duhet t’u bartet gjeneratave që vijnë. Kjo është historia. 

Në këtë kuptim ne si Kosovë mbetemi plotësisht të hapur dhe të gatshëm që të mundësojmë eksplorimin e burimeve arkivore në arkivat tona, sikundër që presim të njëjtën gjë nga të tjerët. 

Duke iu kthyer rëndësisë së Konferencës edhe njëherë, uroj që arritjet shkencore të avancojnë në vazhdimësi mundësitë e valorizimit të lëndës arkivore, për shfrytëzimin e dobishëm të saj sot dhe për ruajtjen e saj për të ardhmen.

Terry Cook, arkivisti i njohur kanadez thoshte: “Ne ruajmë atë çfarë jemi dhe jemi ata çfarë ruajmë”.

Drejt këtyre sfidave, latinët e vjetër do të thonin: “Festina lente” –Ngutuni ngadalë.

 Besoj se në kohën tonë  misionin e arkivistit duhet ta përcjellë ky aforizëm si porosi. 

Ju faleminderit

 

 

Arkiva Elektronike

Adresa: Rr. „Arbnor e Astrit Dehari” nr.25 | 10000 Prishtinë, Republika e Kosovës
Tel. Fix. 038/555-139, Centrix. 038/20015023
All rights reserved - © 2013 - Agjencia Shtetërore e Arkivave të Kosovës