Më 05.10. 2017, Agjencinë Shtetërore të Arkivave të Kosovës e vizitoi Sekretari i përgjithshëm i Ministrisë së kulturës, rinisë dhe sportit z. Veton Firzi dhe drejtori i Departamentit të administratës z. Feim Maliqaj.
Më 05.10. 2017, Agjencinë Shtetërore të Arkivave të Kosovës e vizitoi Sekretari i përgjithshëm i Ministrisë së kulturës, rinisë dhe sportit z. Veton Firzi dhe drejtori i Departamentit të administratës z. Feim Maliqaj, ku u prit nga Kryeshefi Ekzekutiv i këtij institucionit z. Ramë Manaj.
Fillimisht Kryeshefi Ekzekutiv i ASHAK-së z. Ramë Manaj delegacionin nga MKRS-ja e informoi për kushtet dhe gjendjen aktuale në ASHAK, duke filluar me informatat rreth asaj se çka posedon ASHAK-ja, ku theksoi se posedojmë 7938.78 metra gjatësi lineare të lëndës arkivore dhe 1310 fonde.
Po ashtu, ndër të tjerat z. Manaj i informoi rreth mungesës së kushteve në Depo dhe problemeve me të cilat ballafaqohen siç janë: sasia e madhe e lëndës arkivore të parregulluar si pasojë e numrit të vogël të arkivistëve; mungesa e klimatizimit,; mungesa e aparaturës që siguron lagështinë konstante; mungesa e rafteve, dritaret e vjetruara; sistemi i vjetruar elektrik; mungesa e sistemit përkatës për mbrojtjen kundër zjarrit, e cila mund të shkaktojë katastrofë.
Ndërsa, Sekretari i përgjithshëm i MKRS-së z. Firzi dhe z. Maliqaj, drejtor i Administratës u deklaruan se do të mundohen që të ofrojnë përkrahjen maksimale dhe është i bindur se bashkëpunimi nuk do të mungojë.


