Ekspozita “Figurat Kombëtare Shqiptare dhe Familjet Aristokrate në veprat e artistëve evropian”
Agjencia Shtetërore e Arkivave të Kosovës në bashkëpunim me Prof. Dr. Eqrem Zenelaj, për nderë të 2 Korrikut ( Deklaratës Kushtetuese të vitit 1990) si dhe me rastin e pensionimit të Kryeshefit Ekzekutiv të ASHAK-së z. Ramë Manaj, më 2 Korrik 2019, në Muzeun Kombëtar të Kosovës në Prishtinë hapi Ekspozitën “Figurat Kombëtare Shqiptare dhe Familjet Aristokrate në veprat e artistëve evropian”. Në hapje të Ekspozitës ishte i pranishëm edhe Drejtori i Përgjithshëm i DPA-së të Shqipërisë me bashkëpunëtorë, si dhe shumëfigura të jetës kulturore e politike të Kosovës.