Aktualitete

VIZITA E SHFMU,,ZENEL HAJDINI”, TËRSTENIK, SHFMU,,HASAN PRISHTINA” - SEMETISHT DHE E GJIMNAZIT ,,EQREM QABEJ” - PRISHTINË

Vizita e nxënësve të SHFMU,,Zenel Hajdini” nga fshati Tërstenik

Ekspozita,, Kosova pas Luftës së Dytë Botërore në dokumente arkivore"

Më 15 shkurt 2023, Agjencia Shtetërore e Arkivave e Kosovës në kuadër të aktiviteteve për...
Pensionimi i Drejtorit te ANK-Peje

27.01.2023 Pas shumë vitesh pune të palodhshme, sot doli në pension Drejtori i Arkivit Ndërkomunal të...
Hapja e Ekspozitës ,,Kosova në Arkivin e Shtetit Shqiptar”, në Universitetin ,, Ukshin Hoti” në Prizren

Me rastin e 14 vjetorit të Pavarësisë së Kosovës, Agjencia Shtetërore e Arkivave e Kosovës...
KRYESHEFI EKZEKUTIV I AGJENCISË SHTETËRORE TË ARKIVAVE TË KOSOVËS PRITI NË TAKIM DREJTORIN E PËRGJITHSHËM TË ARKIVAVE TË TURQISË Z. ÜGUR ÜNAL

Dje, më 9 shkurt 2022, Agjencinë Shtetërore të Arkivave të Kosovës e vizitoi Drejtori i...
VIZITË ZYRTARE E DELEGACIONIT TË AGJENCISË SHTETËRORE TË ARKIVAVE TË KOSOVËS NË DREJTORINË E PËRGJITHSHME TË ARKIVAVE TË TURQISË

Me ftesë të Drejtorit të Përgjithshëm të Arkivave të Turqisë z. Ügur Unal delegacioni...
28 nëntor 2021- Ekspozita në Kalanë e Tiranës

Sërish nikoqire Kalaja e Tiranës!Agjencia Shtetërore e Arkivave e Kosovës, Drejtoria e Përgjithshme e...
27 nëntor 2021-Nënshkrimi i Marrëveshjes së Bashkëpunimit AShAK-DPA

Në kuadër të zhvillimit të aktiviteteve të përbashkëta të dy qeverive, Shqipëri...
Ekspozita në Vlorë

Në kuadër të manifestimeve për 28 Nëntorin, Shpalljen e Pavarësisë së...

Hapja e Ekspozitës „Kosova në Arkivin e Shtetit Shqiptar“

Sot, më 17.2.2020, për nder të 12 Vjetorit të Shpalljes së Pavarësisë së Kosovës, u hap Ekspozita „Kosova në Arkivin e Shtetit Shqiptar“. Ideator dhe organizator të kësaj ekspozite ishin dy institucionet simotra, pra dy arkivat shqiptare, Agjencia Shtetërore e Arkivave të Kosovës dhe Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave të Shqipërisë, të cilat edhe kësaj here dëshmuan përkushtimin maksimal dhe bashkëpunimin e mirëfilltë në shpalosjen e fakteve historike të dy vendeve tona. Me këtë rast, folën Kryeshefi i ASHAK-së z. Bedri Zyberaj, i cili falënderoi të gjithë të pranishmit për përkrahjen dhe interesimin e tyre. Të pranishmit nga DPA e Shqipërisë i përshëndeti znj. Elsa Saka, si dhe nga Muzeu i Kosovës foli drejtori i Muzeut z, Ajet Leci. Kjo ekspozitë është edhe një sukses  i radhës i  një bashkëpunimi të mirëfilltë dhe vëllazëror. Hapja e kësaj ekspozite u bë e mundur edhe falë përkrahjes dhe bashkëpunimit të Muzeut Kombëtar të Kosovës, të cilët ofruan hapsirën e tyre, pra Lapidariumin për këtë eveniment. Ekspozita në vete paraqet një shekull veprimi të shqiptarëve të të dyja vendeve tona për liri dhe pavarësi. Në hapjen e ekspozitës të pranishëm ishin delegacioni nga DPA e Shqipërisë dhe shumë personalitete të njohura,  të cilët kanë dhënë kontributin e tyre në zhvillimin  e arkivave si institucione, pa të cilat është e pamundur të dëshmojmë të kaluarën historike të vendit.  

Pra, sot përsëri u dëshmua roli dhe rëndësia e arkivave në shpalosjen e fakteve domethënëse të një shteti.

Ekspozita do të jetë e hapur për vizitorët deri më 21.2.2020 (e premte). 

Arkiva Elektronike

Adresa: Rr. „Arbnor e Astrit Dehari” nr.25 | 10000 Prishtinë, Republika e Kosovës
Tel. Fix. 038/555-139, Centrix. 038/20015023
All rights reserved - © 2013 - Agjencia Shtetërore e Arkivave të Kosovës