Aktualitete

VIZITA E SHFMU,,ZENEL HAJDINI”, TËRSTENIK, SHFMU,,HASAN PRISHTINA” - SEMETISHT DHE E GJIMNAZIT ,,EQREM QABEJ” - PRISHTINË

Vizita e nxënësve të SHFMU,,Zenel Hajdini” nga fshati Tërstenik

Ekspozita,, Kosova pas Luftës së Dytë Botërore në dokumente arkivore"

Më 15 shkurt 2023, Agjencia Shtetërore e Arkivave e Kosovës në kuadër të aktiviteteve për...
Pensionimi i Drejtorit te ANK-Peje

27.01.2023 Pas shumë vitesh pune të palodhshme, sot doli në pension Drejtori i Arkivit Ndërkomunal të...
Hapja e Ekspozitës ,,Kosova në Arkivin e Shtetit Shqiptar”, në Universitetin ,, Ukshin Hoti” në Prizren

Me rastin e 14 vjetorit të Pavarësisë së Kosovës, Agjencia Shtetërore e Arkivave e Kosovës...
KRYESHEFI EKZEKUTIV I AGJENCISË SHTETËRORE TË ARKIVAVE TË KOSOVËS PRITI NË TAKIM DREJTORIN E PËRGJITHSHËM TË ARKIVAVE TË TURQISË Z. ÜGUR ÜNAL

Dje, më 9 shkurt 2022, Agjencinë Shtetërore të Arkivave të Kosovës e vizitoi Drejtori i...
VIZITË ZYRTARE E DELEGACIONIT TË AGJENCISË SHTETËRORE TË ARKIVAVE TË KOSOVËS NË DREJTORINË E PËRGJITHSHME TË ARKIVAVE TË TURQISË

Me ftesë të Drejtorit të Përgjithshëm të Arkivave të Turqisë z. Ügur Unal delegacioni...
28 nëntor 2021- Ekspozita në Kalanë e Tiranës

Sërish nikoqire Kalaja e Tiranës!Agjencia Shtetërore e Arkivave e Kosovës, Drejtoria e Përgjithshme e...
27 nëntor 2021-Nënshkrimi i Marrëveshjes së Bashkëpunimit AShAK-DPA

Në kuadër të zhvillimit të aktiviteteve të përbashkëta të dy qeverive, Shqipëri...
Ekspozita në Vlorë

Në kuadër të manifestimeve për 28 Nëntorin, Shpalljen e Pavarësisë së...

Konferenca e IV Mbarekombetare e Arkivistikes

Më 11 korrik 2020, Agjencia Shtetërore e Arkivave të Kosovës dhe Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave të Shqipërisë në bashkëpunim me Bashkinë e Sarandës dhe me mbështetjen e Universitetit të Tiranës, Filiali Sarandë mbajtën Konferencën e IV Mbarëkombëtare të Arkivistikës.

Qëllimi i Konferencës ishte për të prezantuar dhe për të parë nga afër zhvillimin në fushën e arkivistikës, për të shkëmbyer idetë dhe përvojat për ruajtjen e dokumenteve arkivore, të cilat janë dhe do të mbeten dëshmia më e madhe e së kaluarës, çelës i të tashmes dhe të ardhmes. Po ashtu, qëllim i saj është që të mbledhë ekspertët dhe studiuesit e arkivave, të cilët diskutojnë çdo vit për problematikat, metodologjinë e studimit, digjitalizimin dhe përmirësimin e infrastrukturës dhe veprimtarisë arkivore.

Duke marrë parasysh gjendjen e krijuar në gjithë botën nga COVID-19, maksimalisht janë respektuar  protokollet e vendosura për shkak të situatës së krijuar nga COVID-19. Njëra ndër masat e respektuara ka qenë respektimi i distancës ku për këtë qëllim Konferenca ishte ndarë në 5 tryeza duke iu referuar temave që do të kumtoheshin, si: tryeza 1, "E drejta e informimit, të drejtat e njeriut, shfrytëzimi i arkivave", tryeza 2, "Zhvillime teknologjike, shërbimi i arkivave të digjitalizuara", tryeza 3, "Inspektimi dhe trajnimet, puna e arkivistit", tryeza 4, "Historia përmes arkivave",  dhe tryeza 5, "Probleme të punës arkivore". Përveç distancës fizike si masë tjetër mbrojtëse ishte mbajtja e obliguar e maskave nga të gjithë pjesëmarrësit në Konferencë.


 

Arkiva Elektronike

Adresa: Rr. „Arbnor e Astrit Dehari” nr.25 | 10000 Prishtinë, Republika e Kosovës
Tel. Fix. 038/555-139, Centrix. 038/20015023
All rights reserved - © 2013 - Agjencia Shtetërore e Arkivave të Kosovës