Aktualitete

VIZITA E SHFMU,,ZENEL HAJDINI”, TËRSTENIK, SHFMU,,HASAN PRISHTINA” - SEMETISHT DHE E GJIMNAZIT ,,EQREM QABEJ” - PRISHTINË

Vizita e nxënësve të SHFMU,,Zenel Hajdini” nga fshati Tërstenik

Ekspozita,, Kosova pas Luftës së Dytë Botërore në dokumente arkivore"

Më 15 shkurt 2023, Agjencia Shtetërore e Arkivave e Kosovës në kuadër të aktiviteteve për...
Pensionimi i Drejtorit te ANK-Peje

27.01.2023 Pas shumë vitesh pune të palodhshme, sot doli në pension Drejtori i Arkivit Ndërkomunal të...
Hapja e Ekspozitës ,,Kosova në Arkivin e Shtetit Shqiptar”, në Universitetin ,, Ukshin Hoti” në Prizren

Me rastin e 14 vjetorit të Pavarësisë së Kosovës, Agjencia Shtetërore e Arkivave e Kosovës...
KRYESHEFI EKZEKUTIV I AGJENCISË SHTETËRORE TË ARKIVAVE TË KOSOVËS PRITI NË TAKIM DREJTORIN E PËRGJITHSHËM TË ARKIVAVE TË TURQISË Z. ÜGUR ÜNAL

Dje, më 9 shkurt 2022, Agjencinë Shtetërore të Arkivave të Kosovës e vizitoi Drejtori i...
VIZITË ZYRTARE E DELEGACIONIT TË AGJENCISË SHTETËRORE TË ARKIVAVE TË KOSOVËS NË DREJTORINË E PËRGJITHSHME TË ARKIVAVE TË TURQISË

Me ftesë të Drejtorit të Përgjithshëm të Arkivave të Turqisë z. Ügur Unal delegacioni...
28 nëntor 2021- Ekspozita në Kalanë e Tiranës

Sërish nikoqire Kalaja e Tiranës!Agjencia Shtetërore e Arkivave e Kosovës, Drejtoria e Përgjithshme e...
27 nëntor 2021-Nënshkrimi i Marrëveshjes së Bashkëpunimit AShAK-DPA

Në kuadër të zhvillimit të aktiviteteve të përbashkëta të dy qeverive, Shqipëri...
Ekspozita në Vlorë

Në kuadër të manifestimeve për 28 Nëntorin, Shpalljen e Pavarësisë së...

HAPJA E KËNDIT ARKIVOR NË AGJENCINË SHTETËRORE TË ARKIVAVE TË KOSOVËS

Më 23 nëntor 2020, në ambientet e AShAK-së në Prishtinë, u hap këndi arkivor i DPA-së dhe me këtë aktivitet arkivat edhe njëherë dëshmuan se asnjëherë nuk mungon përkrahja dhe bashkëpunimi në të mirë të kombit. Ky aktivitet u realizua falë bashkëpunimit të mirëfilltë në mes të Agjencisë Shtetërore të Arkivave të Kosovës dhe Drejtorisë së Përgjithshme të Arkivave të Shqipërisë. 

Kryeshefi Ekzekutiv i AShAK-së z. Bedri Zyberaj u shpreh se inaugurimi dhe hapja e këndit arkivor të DPA-së këtu në Prishtinë është e një rëndësie të veçantë për çdo qytetarë të Republikës së Kosovës.  Po ashtu, edhe  Drejtori  i DPA-së z. Ardit Bido u shpreh i lumtur me jetësimin e këtij projekti të përbashkët, i cili ka një rëndësi të madhe për të dy arkivat. 

Dy krerët e institucioneve potencuan se qëllimi i hapjes së këndit arkivor është që të nxit hulumtimin e qytetarëve në arkiva dhe t’ua lehtësojë punën studiuesve që të hulumtojnë dokumente arkivore, të cilat gjenden në arkivin e shtetit shqiptar, pa qenë nevoja të udhëtojnë drejt Tiranës.  Z. Bido premtoi që edhe pse nga distanca, ky shërbim do të ofrohet me të njëjtat rregulla, procedura dhe me të njëjtën formë e shpejtësi sikurse në sallën e studimit në DPA të Shqipërisë. Krerët e institucioneve u zotuan se në të ardhmen synojnë të hapin këndin arkivor edhe në qytetet dhe vendet tjera  anembanë ku ka shqiptarë dhe se projektet e tilla do të kenë mbështetje dhe përkrahje të pa kursyer.

 

Arkiva Elektronike

Adresa: Rr. „Arbnor e Astrit Dehari” nr.25 | 10000 Prishtinë, Republika e Kosovës
Tel. Fix. 038/555-139, Centrix. 038/20015023
All rights reserved - © 2013 - Agjencia Shtetërore e Arkivave të Kosovës