Aktualitete

The Fulbright-National Archives Heritage Science Fellowship

Ftesë nga Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Kosovë, për tu paraqitur në programin The...
FTESË PËR PJESËMARRJE TË BOTIMIT TË REVISTËS ,, ARKIVAT SHQIPTARE”

Për të pestin vit me radhë Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave e Shqipërisë dhe Agjencia...
Vizita e majorit Glenford Rose në AShAK

Sot, Kryeshefi i Agjencisë Shtetërore të Arkivave të Kosovës z. Bedri Zyberaj pati një takim pune me...
RRUGËTIMI I EKSPOZITËS ,,VULLKANI” I REPUBLIKËS

Me rastin e 40 vjetorit të demonstratave të vitit 1981, AShAK ka përgatitur ekspozitën ,,Vullkani” i...
KRYESHHEFI EKZEKUTIV I AGJENCISË SHTETËRORE TË ARKIVAVE TË KOSOVËS Z. BEDRI ZYBERAJ PRITI NË TAKIM AMBASADORIN E MBRETËRISË SË NORVEGJISË NË KOSOVË z. JENS ERIK GRONDAHL, MINISTRIN E MBROJTJES Z. ARMEND MEHAJ DHE DEPUTETIN E KUVENDIT TË KOSOVËS Z. ENVER DUGOLLI

E hënë, 7 qershor 2021 Kryeshefi Ekzekutiv i Agjencisë Shtetërore të Arkivave të Kosovës...
KONFERENCA E V MBARËKOMBËTARE E ARKIVISTIKËS

Më 5 qershor 2021, Agjencia Shtetërore e Arkivave të Kosovës dhe Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave...
Hapja e Ekspozitave ne Pejë

Më 29.4.2021, me fillim në ora 10, në Sheshin ,, Skënderbeu" në qytetin e Pejës, Agjencia...
Hapja e ekspozitave në Gjakovë

Më 26.4.2021, në Platonë e Shetitores pranë lumit Krena të qytetit Gjakovë, me fillim nga ora 09.00,...
Hapja e ekspozitës “Vullkani” i Republikës dhe “70 vjet Arkiv” në sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë

Më 12 prill 2021, Agjencia Shtetërore e Arkivave e Kosovës, në sheshin “Zahir Pajaziti” në...
Promovohet në Shkup vepra “Ndarja administrative e vilajeteve shqiptare”

Më 5 prill 2021, në kuadër të bashkëpunimit në mes të Agjencisë Shtetërore të...

KRYESHEFI EKZEKUTIV I AGJENCISË SHTETËRORE TË ARKIVAVE TË KOSOVËS PRITI NË TAKIM AMBASADORIN E REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË NË KOSOVË z. QEMAL MINXHOZI

Më 9.2.2021, Agjencinë Shtetërore të Arkivave të Kosovës e vizitoi Ambasadori i Republikës së Shqipërisë në Kosovë z. Qemal Minxhozi, i cili në takim u prit nga Kryeshefi Ekzekutiv, z. Bedri Zyberaj. 

Kryeshefi Ekzekutiv z. Bedri Zyberaj  e njoftoi mysafirin me kushtet dhe gjendjen aktuale të Agjencisë Shtetërore të Arkivave të Kosovës, duke e informuar rreth thesarit dokumentar që ruan ASHAK-ja, si dhe rreth mungesës së kushteve infrastrukturore dhe problemeve me të cilat ballafaqohet ky institucion.

Një vëmendje e veçantë iu kushtua mungesës së objekteve dhe kushteve për Arkivat Ndërkomunale të cilat veprojnë në kuadër të AShAK-së.  Po ashtu, z. Zyberaj prezantoi edhe aktivitetet e realizuara fal marrëveshjeve të bashkëpunimit me arkivat e rajonit, duke veçuar bashkëpunimin me Drejtorinë e Përgjithshme të Arkivave të Shqipërisë, i cili nuk është vetëm bashkëpunim profesional,  por edhe vëllazëror, me ç’rast njoftoi edhe për aktivitetet e përbashkëta të realizuara mes këtyre dy institicioneve, si hapja e Këndit Arkivor të DPA-së në Sallën e leximit të AShAK-së, hapja e ekspozitave të përbashkëta dhe organizimi i Konferencës së përbashkët Mbarëkombëtare të Arkivistikëë, etj.

Ambasadori Z. Minxhozi shprehu falënderim për pritjen e tij, ku ndër të tjera theksoi se ishte nder dhe kënaqësi për të vizituar një institucion të rëndësisë së veçantë siç është AShAK dhe shprehu gatishmërinë për një bashkëpunim më intensiv në të ardhmen.

Ambasadori z. Minxhozi u zotua se do të ofrojë përkrahjen maksimale për ASHAK-në duke u angazhuar dhe në cilësinë e Dekanit të trupit diplomatik të akredituar në Republikën e Kosovës detyrë shtesë që e ka tani. Me atë rast ai shprehu bindjen e plotës se një angazhim i tillë do të ketë rezultatet të prekshme në të ardhmen e afërt. 


Arkiva Elektronike

Adresa: Rr. „Arbnor e Astrit Dehari” nr.25 | 10000 Prishtinë, Republika e Kosovës
Tel. Fix. 038/555-139, Centrix. 038/20015023
All rights reserved - © 2013 - Agjencia Shtetërore e Arkivave të Kosovës