Hapja e Ekspozitës ,,Kosova ne Arkivin e Shtetit Shqiptar"
Agjencia Shtetërore e Arkivave e Kosovës dhe Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave të Shqipërisë në bashkëpunim me Kalanë e Tiranës, më 17 shkurt 2021, me rastin e 13 vjetorit të Pavarësisë së Kosovës në Kalanë e Tiranës hapën Ekspozitën \"Kosova në Arkivin e Shtetit Shqiptar\".
Në ceremoninë e hapjes së Ekspozitës ishte i pranishëm edhe ambasadori i Republikës së Kosovës në Tiranë, Shkelqësia e tij z. Nait Hasani, i cili i përshëndeti të pranishmit me një fjalë rasti.