Aktualitete

VIZITA E SHFMU,,ZENEL HAJDINI”, TËRSTENIK, SHFMU,,HASAN PRISHTINA” - SEMETISHT DHE E GJIMNAZIT ,,EQREM QABEJ” - PRISHTINË

Vizita e nxënësve të SHFMU,,Zenel Hajdini” nga fshati Tërstenik

Ekspozita,, Kosova pas Luftës së Dytë Botërore në dokumente arkivore"

Më 15 shkurt 2023, Agjencia Shtetërore e Arkivave e Kosovës në kuadër të aktiviteteve për...
Pensionimi i Drejtorit te ANK-Peje

27.01.2023 Pas shumë vitesh pune të palodhshme, sot doli në pension Drejtori i Arkivit Ndërkomunal të...
Hapja e Ekspozitës ,,Kosova në Arkivin e Shtetit Shqiptar”, në Universitetin ,, Ukshin Hoti” në Prizren

Me rastin e 14 vjetorit të Pavarësisë së Kosovës, Agjencia Shtetërore e Arkivave e Kosovës...
KRYESHEFI EKZEKUTIV I AGJENCISË SHTETËRORE TË ARKIVAVE TË KOSOVËS PRITI NË TAKIM DREJTORIN E PËRGJITHSHËM TË ARKIVAVE TË TURQISË Z. ÜGUR ÜNAL

Dje, më 9 shkurt 2022, Agjencinë Shtetërore të Arkivave të Kosovës e vizitoi Drejtori i...
VIZITË ZYRTARE E DELEGACIONIT TË AGJENCISË SHTETËRORE TË ARKIVAVE TË KOSOVËS NË DREJTORINË E PËRGJITHSHME TË ARKIVAVE TË TURQISË

Me ftesë të Drejtorit të Përgjithshëm të Arkivave të Turqisë z. Ügur Unal delegacioni...
28 nëntor 2021- Ekspozita në Kalanë e Tiranës

Sërish nikoqire Kalaja e Tiranës!Agjencia Shtetërore e Arkivave e Kosovës, Drejtoria e Përgjithshme e...
27 nëntor 2021-Nënshkrimi i Marrëveshjes së Bashkëpunimit AShAK-DPA

Në kuadër të zhvillimit të aktiviteteve të përbashkëta të dy qeverive, Shqipëri...
Ekspozita në Vlorë

Në kuadër të manifestimeve për 28 Nëntorin, Shpalljen e Pavarësisë së...

Ftese per paraqitje ne Konferencen e V Mbarekombetare te Arkivistikes

KONFERENCA V  MBARËKOMBËTARE E ARKIVISTIKËS

ORGANIZUAR NË BASHKËPUNIMIN E

AGJENCISË SHTETËRORE TË ARKIVAVE - PRISHTINË (KOSOVË)

DREJTORISË SË PËRGJITHSHME TË ARKIVAVE - TIRANË (SHQIPËRI)

DHE

KOMUNA E TUZIT (MAL I ZI)

 

FTESË PËR PJESËMARRJE

 

Datë: 5 qershor 2021

Vendi: Tuz, Mal i Zi (adresa e saktë do të komunikohet sëshpejti)

Afati: Pranimi i kumtesave përfundon më 2 prill 2021

Ky aktivitet organizohet nga Agjencia Shtetërore e Arkivave e Kosovës në bashkëpunim me Drejtorinë e Përgjithshme të Arkivave të Shqipërisë dhe Komunën e Tuzit, Mal i Zi.

Qëllimi i kësaj konference është të mbledhë ekspertët dhe studiuesit e arkivave të vendeve shqip folëse dhe të arkivave të rajonit, të cilët diskutojnë çdo vit për problematikat, metodologjinë e studimit, digjitalizimin dhe përmirësimin e infrastrukturës së përmbajtjes, inovacionin, si dhe vizionit të punës së arkivave në realitetet e sotme.

Me këtë rast, Agjencia Shtetërore e Arkivave të Kosovës,  Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave të Shqipërisë dhe Komuna e Tuzit ftojnë studiuesit,nëpunësit dhe të gjithë të interesuarit e kësaj fushe të marrin pjesë në konferencë me studime, ide dhe propozimet e tyre.

Temat që propozohen për diskutim lidhen specifikisht me arkivistikën, të drejtat e njeriut dhe me historinë e arkivave apo institucioneve arkivore në zonat shqip folëse.

Veç arkivistëve të rrjeteve arkivore kombëtare, ftesa për pjesëmarrje u drejtohet të gjithë profileve të tjerë të arkivistëve, institucioneve që ruajnë apo atyre që ndërveprojnë me ruajtjen e kujtesës kolektive.

Abstraktet pranohenderi më datë 2 prill 2021 në gjuhëtshqip dhe anglisht në  [email protected]   dhe [email protected] .

Për më shumë informacion shikoni njoftimin në web faqe të Agjencisë Shtetërore të Arkivave të Kosovës asha-ks.net   dhe të Drejtorisë së Përgjithshme të Arkivave të Shqipërisë www.arkiva.gov.al

 

Temat e propozuara:

- Crowd sourcing:konteksti dhe metadatat e dokumenteve të krijuara prej përdoruesit;

- Automatizimi iarkivave dhe etika;

- Siguria kibernetike dhe administrimi i të dhënave;

- Risitë digjitale dhe shfrytëzimi i dokumentacionit;

- Zhvillimi i njëtrajtshëm përmes bashkëpunimit me komunitetin;

- Trashëgimia arkivore e përbashkët, përtej kufijve gjeografikë;

- Arkivat,përgjegjësia, aksesi në të dhënat dhe mbrojtja e të dhënave personale;

- Bashkëpunimi rajonal në fushën e arkivave dhe trashëgimisë kulturore arkivore;

- Trafiku ilegal i trashëgimisë dokumentare;

- Etika dhe arkivat;

- Ndryshimet klimaterike dhe arkivat;

- Trajnimi arkivor dhe përmirësimi profesional;

- Turizmi dhe promovimi i arkivave.

(Shënim: temat e propozuara nuk janë tituj të detyruar temash apo artikujsh, as nuk kanë qëllim kufizues, por vetëm sugjerime tematike.)

 

  

Arkiva Elektronike

Adresa: Rr. „Arbnor e Astrit Dehari” nr.25 | 10000 Prishtinë, Republika e Kosovës
Tel. Fix. 038/555-139, Centrix. 038/20015023
All rights reserved - © 2013 - Agjencia Shtetërore e Arkivave të Kosovës