Aktualitete

Hapja e ekspozitës “Vullkani” i Republikës dhe “70 vjet Arkiv” në sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë

Më 12 prill 2021, Agjencia Shtetërore e Arkivave e Kosovës, në sheshin “Zahir Pajaziti” në...
Promovohet në Shkup vepra “Ndarja administrative e vilajeteve shqiptare”

Më 5 prill 2021, në kuadër të bashkëpunimit në mes të Agjencisë Shtetërore të...
Hapja e Ekspozites ,,Vullkani” i Republikës në Muzeun e Qytetit- Ferizaj

Më 1 prill 2021, me rastin e shënimit të 40 vjetorit të demonstratave të vitit 1981, Agjencia...
Nënshkrimi i Marrëveshjes së Bashkëpunimit në mes të Agjencisë Shtetërore të Arkivave të Kosovës dhe Institutit të Trashëgimisë Shpirtërore e Kulturore të Shqiptarëve në Shkup

Më 23 mars 2021, në kuadër të aktiviteteve për shënimin e 70 vjetorit të themelimit të...
Aktivitetet me rastin e shënimit të 70 vjetorit te themelimit te Arkivit te Kosoves

Për nder të shënimit të 70 vjetorit të themelimit të Arkivit të Kosovës, më...
Sot, 22.3.2021, shënuam 70 vjetorin e themelimit të Arkivit të Kosovës, me një Akademi solemne në ambientet e Kolegjit AAB-Teatri „Faruk Begolli". Akademinë solemne e hapi Kryeshefi Ekzekutiv, z. Bedri Zyberaj.

Sot, 22.3.2021, shënuam 70 vjetorin e themelimit të Arkivit të Kosovës, me një Akademi solemne në...
Agjencia Shtetërore e Arkivave e Kosovës hapi ekspoziten ,, Vullkani" i Republikës

Më 11.3.2021, Agjencia Shtetërore e Arkivave e Kosovës, me rastin e 40 vjetorit të Pranverës ‘81,...
Ftese per paraqitje ne Konferencen e V Mbarekombetare te Arkivistikes

KONFERENCA V MBARËKOMBËTARE E ARKIVISTIKËS ORGANIZUAR NË BASHKËPUNIMIN E AGJENCISË SHTETËRORE...
Hapja e Ekspozitës ,,Kosova ne Arkivin e Shtetit Shqiptar"

Agjencia Shtetërore e Arkivave e Kosovës dhe Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave të Shqipërisë...
KRYESHEFI EKZEKUTIV I AGJENCISË SHTETËRORE TË ARKIVAVE TË KOSOVËS PRITI NË TAKIM AMBASADORIN E REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË NË KOSOVË z. QEMAL MINXHOZI

Më 9.2.2021, Agjencinë Shtetërore të Arkivave të Kosovës e vizitoi Ambasadori i Republikës...

Aktivitetet me rastin e shënimit të 70 vjetorit te themelimit te Arkivit te Kosoves

Për nder të shënimit të 70 vjetorit të themelimit të Arkivit të Kosovës, më 23.3.2021, Agjencia Shtetërore e Arkivave të Kosovës sot hapi Ekspozitën „70 Vjet Arkiv“, ,, Javën e Arkivave të Hapura”, si dhe promovoi librin ,,Ndarja administrative e vilajeteve shqiptare\", përkthyer dhe përgatitur nga Dr. Hatixhe Ahmedi.

Të pranishëm në këtë eveniment ishin të pranishëm përfaqësues të Drejtorisë së Përgjithshme të Arkivave të Shqipërisë, përfaqësues të Arkivit Shtetëror të Republikës së Maqedonisë së Veriut, përfaqësues të Institutit të Trashëgimisë Shpirtërore e Kulturore të Shqipëtarëve në Shkup, si dhe përfaqësues të institucioneve vendore.

Aktivitetet me një fjalë rasti i hapi Kryeshefi Ekzekutiv i AShAK-së z. Bedri Zyberaj, i cili falënderoi të gjithë të pranishmit për pjesëmarrjen e tyre. 

Me këtë rast u nënshkrua edhe Memorandum i Bashkëpunimit në mes të Agjencisë Shtetërore të Arkivave të Kosovës dhe Institutit të Trashëgimisë Shpirtërore e Kulturore të Shqiptarëve në Shkup.

Ekspozita dhe Java e Arkivit të Hapur, do të jenë të hapura për vizitorët deri më 26.3.2021.

 

Arkiva Elektronike

Adresa: Rr. „Arbnor e Astrit Dehari” nr.25 | 10000 Prishtinë, Republika e Kosovës
Tel. Fix. 038/555-139, Centrix. 038/20015023
All rights reserved - © 2013 - Agjencia Shtetërore e Arkivave të Kosovës