Vizitë zyrtare në Arkivin Shtetëror të Republikës së Maqedonisë
Më datën 11 nëntor 2015, një grup përfaqësuesish të Agjencisë Shtetërore të Arkivave të Kosovës, të kryesuar nga Kryeshefi Ekzekutiv z. Ramë Manaj, zhvilluan një vizitë zyrtare në mjediset e Arkivit Shtetëror të Republikës së Maqedonisë, ku u pritën nga Drejtori i Arkivit z. Filip Petrovski. Qëllimi i vizitës ishte diskutimi mbi bashkëpunimin e Institucioneve Arkivore të Evropës Jug-lindore, iniciativ që ka filluar gjatë takimit në Reikjavik të Islandës, ku u zhvillua Konferenca e III-të e Këshillit Ndërkombëtar të Arkivave.


