PROMOVIMI I “FJALORIT SHQIP TË TERMAVE ARKIVORE”
Më datë 22 dhe 23 shkurt 2016, Agjencia Shtetërore e Arkivave të Kosovës në bashkëpunim me Drejtorinë e Përgjithshme të Arkivave të Shqipërisë, promovuan botimin e përbashkët “Fjalori Shqip i Termave Arkivore”. Botimi i Fjalorit është rezultat i punës së përbashkët disa mujore nga një grup specialistësh të të dyja arkivave.
Me rastin e promovimit fjalë rasti mbajtën z. Ramë Manaj- Kryeshef Ekzekutiv i Agjencisë Shtetërore të Arkivave të Kosovës, dhe z. Gjet Ndoj- Drejtor i Drejtorisë së Përgjithshme të Arkivave të Shqipërisë. Këtë promovim me pjesëmarrjen e tij e nderoi edhe Ambasadori i Republikës së Shqipërisë në Kosovë, z. Qemal Minxhozi i cili përshëndeti këtë aktivitet.
Gjithashtu, nga grupi punues i këtij fjalori patën fjalime z. Ismail Ismaili- ASHAK dhe Muhamet Cenko-DPA, ku u shpjegua shkurtimisht përmbajtja dhe përdorimi i këtij fjalori.
Me rastin e promovimit të “Fjalorit Shqip të Termave Arkivore”, u hap edhe Ekspozita e përbashkët “Dokumente nga Arkivat Shqipëri- Kosovë”.


