MEMORANDUM I BASHKËPUNIMIT NË MES TË AGJENCISË SHTETËRORE TË ARKIVAVE TË KOSOVËS DHE INSTITUTIT TË KOSOVËS PËR ADMINISTRATË PUBLIKE
MEMORANDUM I BASHKËPUNIMIT NË MES TË AGJENCISË SHTETËRORE TË ARKIVAVE TË KOSOVËS DHE INSTITUTIT TË KOSOVËS PËR ADMINISTRATË PUBLIKE
Në kuadër të bashkëpunimit ndër institucional, më 01.03.2017, Agjencia Shtetërore e Arkivave të Kosovës me qëllim të vendosjes së marrëdhënieve të bashkëpunimit me Institutin e Kosovës për Administratë Publike nënshkroi Memorandum të Mirëkuptimit. Ky Memorandum i Mirëkuptimit u nënshkrua nga Kryeshefi Ekzekutiv i ASHAK-së z. Ramë Manaj dhe Drejtoresha e Përgjithshme e IKAP-it znj. Refike Sülçevsi.
Memorandum i nënshkruar ka për qëllim të shpreh vendosjen e bashkëpunimit në mes të IKAP-it dhe ASHAK-së për organizimin e programit të trajnimit për nëpunësit civil në fushën e Arkivistikës për zyrtarët arkivor. Memorandumi në fjalë është një marrëveshje e përgjithshme në mes të IKAP dhe ASHAK për hartimin dhe zbatimin e programit të trajnimit. Çështjet në të cilat të dy palët do të bashkëpunojnë janë: implementimi i programit të trajnimit për realizimin e programit trajnues në fushën e Arkivistikës për zyrtarët arkivor, sigurimi i trajnerëve profesional (ekspertë) me përvojë për trajnimin e ofruar, zbatimi i Programit të trajnimit, etj.