Aktualitete

Konferenca “ARKIVAT DHE PUNA ARKIVORE NË TREVAT E SHQIPTARËVE NË SHEK. XX – XXI”

Agjencia Shtetërore e Arkivave të Kosovës në bashkëpunim me Drejtorinë e Përgjithshme të...
Ekspozita "Lidhja Shqiptare e Prizrenit 1878-2018"

Më 08.06.2018, në hollin e Bibliotekës Kombëtare të Prishtinës, Agjencia Shtetërore e Arkivave...
KONFERENCA “Arkivat dhe puna arkivore në trevat e shqiptarëve në shek. XX – XXI”

Agjencia Shtetërore e Arkivave të Kosovës në bashkëpunim me Drejtorinë e Përgjithshme të...
NËNSHKRIMI I MARRËVESHJES SË BASHKËPUNIMIT NË MES TË AGJENCISË SHTETËRORE TË ARKIVAVE TË KOSOVËS DHE ARKIVIT SHTETËROR TË REPUBLIKËS SË MAQEDONISË

Më 14 maj 2018 në Prishtinë, në ambientet e ASHAK-së u nënshkrua ripërtrirja e...
Java e Arkivit të Hapur

Me rastin e 67 vjetorit të themelimit të Arkivit të Kosovës, Agjencia Shtetërore e Arkivave të...
Dorëzimi i Portreteve të Heroit Kombëtar Gjergj Kastrioti- Skënderbeut në Agjencinë Shtetërore të Arkivave të Kosovës

Me qëllim të pasurimit të arkivit më datën 26.03.2018, Prof. Dr. Eqrem Zenelaj i dorëzoi...
“Java e Arkivit të Hapur”

Me rastin e 67 vjetorit të themelimit të Arkivit të Kosovës, Agjencia Shtetërore e Arkivave të...
U HAP EKSPOZITA “DËBIMI I SHQIPTARËVE NGA SANXHAKU I NISHIT 1877/1878”

Me rastin e 140 VJETORIT TË DËBIMIT TË SHQIPTARËVE NGA SANXHAKU I NISHIT 1877/1878, më 22 shkurt 2018...
PJESËMARRJE NË PROMOVIMIN E LIBRIT “ARKIVAT SHQIPTARE” TË AUTORIT GJET NDOJI, TIRANË 2018

Delegacion i Agjencisë Shtetërore të Arkivave të Kosovës i kryesuar nga Kryeshefi Ekzekutiv i...
PJESËMARRJE NË KONGRESIN E 2TË ARKIVOR NDËRKOMBËTAR PËR GJEOGRAFINË OSMANE NË STAMBOLL TË TURQISË

Delegacion i Agjencisë Shtetërore të Arkivave të Kosovës i kryesuar nga Kryeshefi Ekzekutiv i...

Publikimet

Një prej detyrave qenësore të Arkivit, përveç grumbullimit dhe përpunimit të lëndës arkivore është edhe veprimtaria botuese. Me të i mundësohet opinionit të gjerë shkencor, profesional dhe të tjerë të kenë qasje në dokumente të cilat ruhen në fondet dhe koleksionet e Arkivit. Me veprimtarinë botuese, përkatësisht të publikimit të lëndës arkivore, Arkivi është shndërruar në një gjenerator për përhapjen e njohurive për të kaluarën historike të popullit të Kos ovës dhe më gjerë.

Punonjësit e Arkivit kanë botuar punime të veta shkencore e profesionale në shumë revista e gazeta në vend dhe jashtë.

Botimet e tyre profesionale e shkencore, punëtorët e Arkivit dhe bashkëpunëtorët e jashtëm i kanë publikuar kryesisht në revistën “Vjetari”, organ i Arkivit, që ka filluar të botohet nga viti 1964. Deri më tani janë botuar 52 numra të kësaj reviste.

Si publikime të veçanta Arkivi ka botuar:

  • Omer Nakicevic, Protesni marš stanovništva Kos ova 1822, Prishtinë, 1965.
  • Prof. Dr. Skënder Rizaj, Lidhja Shqiptare e Prizrenit në dokumentet angleze, Prishtinë 1878-1881, Prishtinë, 1978.
  • Mr. Ilijaz Rexha, Lidhja e Prizrenit në dokumentet osmane 1878-1881, Prishtinë, 1978.
  • Masar Rizvanolli, Lidhja e Prizrenit 1878-1881, (katalog ekspozite), Prishtinë, 1978.
  • Arkivi i Kosovës – Arhiv Kosova, Prishtinë, 1978.
  • Udhërrefyesi i fondeve dhe koleksioneve arkivore, Vëllimi i parë, (fonde të administratës dhe të shërbimeve publike; të organeve të jurisprudencës dhe njësive ushtarake), Prishtinë, 2002;
  • Udhërrëfyesi i fondeve dhe koleksioneve arkivore, (fonde të institucioneve arsimore, kulturore, shkencore, sociale, shëndetësore, të ekonomisë dhe bankave, të organizatave shoqëroro-politike, shoqërive dhe shoqatave), Vëllimi i dytë, Prishtinë, 2003.
  • Udhërrëfyesi i fondeve dhe koleksioneve arkivore (fonde: personale dhe familjare, koleksionet, lënda e hulumtuar në arkivat e botës, Mikroteka, Kinoteka dhe shtypi), Vëllimi i tretë, Prishtinë, 2004.
  • Nusret Pllana, Terrori i Serbisë pushtetare ndaj Kosovës 1844-1999, Prishtinë, 2003.
  • Shfrytëzimi i lëndës arkivore, Prishtinë, 2004.
  • Rregullat dhe obligimet për punë në sallë të leximit, Prishtinë, 2004.
  • Kodeksi etik i arkivistit, Prishtinë, 2004.
  • Gazmend Berisha, Kujdesi për mbrojtjen e lëndës arkivore, Prishtinë, 2004.
  • Ismail Rexhepi, Dokumente osmane në Arkivin e Kosovës, I, Prishtinë, 2004.
  • Dr. Jusuf Osmani, Arkivistika – teoria dhe praktika, Prishtinë, 2005.
  • Gazmend Berisha, Qasja në informata dhe mbrojtja e shënimeve personale, Prishtinë, 2005.
  • Dr. Jusuf Osmani , Vlerësimi i lëndës arkivore – Listat e kategorive të dokumentacionit arkivor me afate të ruajtjes, Prishtinë, 2006.
  • Dr. Jusuf Osmani , Fjalori terminologjik i arkivistikës, Prishtinë, 2007.
  • Dr. Jusuf Osmani – Gazmend Berisha, Mb rojtja dhe ruajtja e lëndës arkivore, Prishtinë, 2007.
  • Vilajeti i Kosovës në dokumente arkivore, Stamboll, 2007.
  • Mr. Sadik Mehmeti, Dorëshkrimet orientale në Arkivin e Kosovës, Prishtinë, 2008.

- Dr. Jusuf Osmani , Shfrytëzimi i lëndës arkivore, Prishtinë, 2008

1.  ISO 15489 – Standardi ndërkombëtar për menaxhim me dokumente.

2.  ISAAR (CPF) Standardi ndërkombëtar i dokumenteve arkivore të normuara për persona juridik, fizikë dhe familjet. Botimi i dytë.

3.  ISAD(G) Standardi ndërkombëtar për përshkrimin e lëndës arkivore. Botimi i dytë.

Arkiva Elektronike

Adresa: Rr. Çlirimi, nr 25, 10000 Prishtinë Kosovë
Tel. Fix. 038/555-139, Centrix. 038/20015023
All rights reserved - © 2013 - Agjencia Shtetërore e Arkivave të Kosovës