Biblioteka
Në Arkiv si njësi organizative ekziston edhe biblioteka, e cila është e lidhur ngushtë me detyrat themelore dhe me veprimtarinë e shërbimit arkivor. Biblioteka sipas funksionit të vet të organizimit bënë pjesë në grupin e bibliotekave speciale.
Biblioteka mundëson aftësimin dhe ngritjen profesionale të punonjësve arkivor, iu ndihmon hulumtuesve shkencor në arkiv, si dhe në punët rreth rregullimit dhe përpunimit të lëndës arkivore.
Fondi bibliotekar në sasi rreth 5000 libra, përfshinë kryesisht lëndën arkivore të publikuar në vend dhe jashtë, veprat nga historia kombëtare, historia e përgjithshme, nga shkencat ndihmëse të historisë, shënimet dhe publikimet nga arkivistika, botimet bibliografike, monografitë etj.