Ftese per paraqitje ne Konferencen e V Mbarekombetare te Arkivistikes
KONFERENCA V MBARËKOMBËTARE E ARKIVISTIKËS
ORGANIZUAR NË BASHKËPUNIMIN E
AGJENCISË SHTETËRORE TË ARKIVAVE - PRISHTINË (KOSOVË)
DREJTORISË SË PËRGJITHSHME TË ARKIVAVE - TIRANË (SHQIPËRI)
DHE
KOMUNA E TUZIT (MAL I ZI)
FTESË PËR PJESËMARRJE
Datë: 5 qershor 2021
Vendi: Tuz, Mal i Zi (adresa e saktë do të komunikohet sëshpejti)
Afati: Pranimi i kumtesave përfundon më 2 prill 2021
Ky aktivitet organizohet nga Agjencia Shtetërore e Arkivave e Kosovës në bashkëpunim me Drejtorinë e Përgjithshme të Arkivave të Shqipërisë dhe Komunën e Tuzit, Mal i Zi.
Qëllimi i kësaj konference është të mbledhë ekspertët dhe studiuesit e arkivave të vendeve shqip folëse dhe të arkivave të rajonit, të cilët diskutojnë çdo vit për problematikat, metodologjinë e studimit, digjitalizimin dhe përmirësimin e infrastrukturës së përmbajtjes, inovacionin, si dhe vizionit të punës së arkivave në realitetet e sotme.
Me këtë rast, Agjencia Shtetërore e Arkivave të Kosovës, Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave të Shqipërisë dhe Komuna e Tuzit ftojnë studiuesit,nëpunësit dhe të gjithë të interesuarit e kësaj fushe të marrin pjesë në konferencë me studime, ide dhe propozimet e tyre.
Temat që propozohen për diskutim lidhen specifikisht me arkivistikën, të drejtat e njeriut dhe me historinë e arkivave apo institucioneve arkivore në zonat shqip folëse.
Veç arkivistëve të rrjeteve arkivore kombëtare, ftesa për pjesëmarrje u drejtohet të gjithë profileve të tjerë të arkivistëve, institucioneve që ruajnë apo atyre që ndërveprojnë me ruajtjen e kujtesës kolektive.
Abstraktet pranohenderi më datë 2 prill 2021 në gjuhëtshqip dhe anglisht në [email protected] dhe [email protected] .
Për më shumë informacion shikoni njoftimin në web faqe të Agjencisë Shtetërore të Arkivave të Kosovës asha-ks.net dhe të Drejtorisë së Përgjithshme të Arkivave të Shqipërisë www.arkiva.gov.al
Temat e propozuara:
- Crowd sourcing:konteksti dhe metadatat e dokumenteve të krijuara prej përdoruesit;
- Automatizimi iarkivave dhe etika;
- Siguria kibernetike dhe administrimi i të dhënave;
- Risitë digjitale dhe shfrytëzimi i dokumentacionit;
- Zhvillimi i njëtrajtshëm përmes bashkëpunimit me komunitetin;
- Trashëgimia arkivore e përbashkët, përtej kufijve gjeografikë;
- Arkivat,përgjegjësia, aksesi në të dhënat dhe mbrojtja e të dhënave personale;
- Bashkëpunimi rajonal në fushën e arkivave dhe trashëgimisë kulturore arkivore;
- Trafiku ilegal i trashëgimisë dokumentare;
- Etika dhe arkivat;
- Ndryshimet klimaterike dhe arkivat;
- Trajnimi arkivor dhe përmirësimi profesional;
- Turizmi dhe promovimi i arkivave.
(Shënim: temat e propozuara nuk janë tituj të detyruar temash apo artikujsh, as nuk kanë qëllim kufizues, por vetëm sugjerime tematike.)