Aktualitete

VIZITA E SHFMU,,ZENEL HAJDINI”, TËRSTENIK, SHFMU,,HASAN PRISHTINA” - SEMETISHT DHE E GJIMNAZIT ,,EQREM QABEJ” - PRISHTINË

Vizita e nxënësve të SHFMU,,Zenel Hajdini” nga fshati Tërstenik

Ekspozita,, Kosova pas Luftës së Dytë Botërore në dokumente arkivore"

Më 15 shkurt 2023, Agjencia Shtetërore e Arkivave e Kosovës në kuadër të aktiviteteve për...
Pensionimi i Drejtorit te ANK-Peje

27.01.2023 Pas shumë vitesh pune të palodhshme, sot doli në pension Drejtori i Arkivit Ndërkomunal të...
Hapja e Ekspozitës ,,Kosova në Arkivin e Shtetit Shqiptar”, në Universitetin ,, Ukshin Hoti” në Prizren

Me rastin e 14 vjetorit të Pavarësisë së Kosovës, Agjencia Shtetërore e Arkivave e Kosovës...
KRYESHEFI EKZEKUTIV I AGJENCISË SHTETËRORE TË ARKIVAVE TË KOSOVËS PRITI NË TAKIM DREJTORIN E PËRGJITHSHËM TË ARKIVAVE TË TURQISË Z. ÜGUR ÜNAL

Dje, më 9 shkurt 2022, Agjencinë Shtetërore të Arkivave të Kosovës e vizitoi Drejtori i...
VIZITË ZYRTARE E DELEGACIONIT TË AGJENCISË SHTETËRORE TË ARKIVAVE TË KOSOVËS NË DREJTORINË E PËRGJITHSHME TË ARKIVAVE TË TURQISË

Me ftesë të Drejtorit të Përgjithshëm të Arkivave të Turqisë z. Ügur Unal delegacioni...
28 nëntor 2021- Ekspozita në Kalanë e Tiranës

Sërish nikoqire Kalaja e Tiranës!Agjencia Shtetërore e Arkivave e Kosovës, Drejtoria e Përgjithshme e...
27 nëntor 2021-Nënshkrimi i Marrëveshjes së Bashkëpunimit AShAK-DPA

Në kuadër të zhvillimit të aktiviteteve të përbashkëta të dy qeverive, Shqipëri...
Ekspozita në Vlorë

Në kuadër të manifestimeve për 28 Nëntorin, Shpalljen e Pavarësisë së...

Sot, 22.3.2021, shënuam 70 vjetorin e themelimit të Arkivit të Kosovës, me një Akademi solemne në ambientet e Kolegjit AAB-Teatri „Faruk Begolli". Akademinë solemne e hapi Kryeshefi Ekzekutiv, z. Bedri Zyberaj.

Sot, 22.3.2021, shënuam 70 vjetorin e themelimit të Arkivit të Kosovës, me një Akademi solemne në ambientet e Kolegjit AAB-Teatri „Faruk Begolli\".

Akademinë solemne e hapi Kryeshefi Ekzekutiv, z. Bedri Zyberaj.

Në vazhdim paraqesim fjalën e Kryeshefit Ekzekutiv z. Bedri Zyberaj:

I nderuar drejtor i Drejtorisë së Përgjithshme të Arkivave të Shqipërisë, zoti Ardit Bido

I nderuar Kryetar i Bordit të Kolegjit AAB, zoti Lulzim Tafa

I nderuar Kryetar i Bordit të RTK-së z. Bashota

Të nderuar ish drejtorë

I nderuar z.Koliqi, Kryeshef i Agjencisë Kosovare për Efiçiencë

I nderuar profesor Vinca, z. Osmani, i nderuar dekan Bushi

Të nderuar pjesëmarrës, drejtues të institucioneve dhe punonjës të Arkivit te Kosovës

Më 20 mars 1951, në bazë të Ligjit mbi arkivat shtetërore dhe me Vendimin e Këshillit Popullor Krahinor formohet Arkivi Shtetnuer me seli në Prishtinë, siç është quajtur atëbotë, si Institucion qendror për Rrethin e KAKM-së.

Rrugëtimi 70 vjeçar i Arkivit të Kosovës, kishte zik-zaket e veta, të cilat, varësisht nga rrethanat politike, herë shfaqeshin si mundësi më të favorshme, e herë si pengesë për veprimtarinë e këtij institucioni. Megjithatë, përkundër vështirësive të shumta politike, Arkivi ia doli të mbijetonte.

Përgjatë kësaj kohe, varësisht nga ndryshimi i rrethanave politike, ka ndryshuar dhe emri i këtij institucioni. Në krye të herës, kishte emrin Arkivi Shtetëror, ndërsa në vitin 1974 merr emrin Arkivi i Kosovës. Në vitin 2001 emërtohet Drejtoria e Arkivave e Kosovës ndërsa prej vitit 2007 e deri me sot quhet Agjencia Shtetërore e Arkivave e Kosovës (ASHAK).

Në ASHAK, sot punojnë 105 zyrtarë të cilët janë përgjegjës për 1310 fonde dhe koleksione arkivore tërësia e të cilëve (e shndërruar në m), shkon në 8000 m gjatësi lineare. 

Sasia më e madhe e këtij thesari janë dokumente të pas Luftës së Dytë Botërore.

Dokumentet dhe dorëshkrimet që gjenden në Arkivin e Kosovës e që janë të kohës së para Luftës së Dytë Botërore, kryesisht janë në gjuhën osmane. Dokumenti më i vjetër është Vakëfnameja e Mehmed Pashë Kaçanikut e vitit 1608. 

Ndërsa mosha e dorëshkrimeve që ruhen në Arkivin tonë, shkon më në thellësi kohore. Fillojnë nga gjysma e parë e shek.. XV. Më i vjetri prej tyre është Fjalori arabisht-persisht që është i vitit 1437.

Përveç pjesës së dokumenteve e dorëshkrimeve origjinale që kanë origjinë nga hapësira e jonë, pjesë e thesarit tonë tani është edhe një sasi e konsiderueshme e dokumenteve fizike si dhe të mikrofilmuara e të dixhitalizuara të cilat, gjatë kësaj kohe të jetës dhe funksionimit të Arkivit tonë, janë vjel nga arkivat e ndryshme të botës si i Shqipërisë, i SHBA-së, Britanisë së Madhe, Francës, Gjermanisë, Turqisë, Maqedonisë, Italisë, Rusisë, Egjiptit, Çekisë, Bullgarisë, Rumanisë, Kroacisë, Malit të Zi, Austrisë, etj.

Objekti, ku, sot, ruhet ky thesar dhe është e vendosur edhe pjesa administrative e Agjencisë Shtetërore të Arkivave të Kosovës, është i ndërtuar në vitin 1977, e cila. Për kohën e vet ai i kishte të gjitha parametrat e duhur për veprimtarinë arkivore dhe plotësonte të gjitha standardet e kërkuara për ushtrimin e veprimtarisë për të cilën ishte i dedikuar. Mirëpo, për shkak të moshës që ka (pothuaj gjysmë shekull), disa segmente janë vjetruar dhe kanë dal jashtë funksionit. Tani, në saje të investimeve të Qeverisë së Kosovës kanë filluar të rinovohen disa prej tyre duke instaluar sisteme të reja, më moderne. Shpresojmë dhe besojmë që investime të kësaj natyre do të vazhdojnë edhe në të ardhmen.

Ndërsa arkivat ndërkomunale që janë në 7 qendrat më të mëdha të Kosovës (Prishtinë, Mitrovicë, Pejë, Gjakovë, Prizren, Gjilan dhe Ferizaj), asnjëra prej tyre nuk janë në objektet e duhura për veprimtari arkivore. Për më tepër, nuk e kanë as hapësirën e duhur që do të mundësonte grumbullimin e materialit arkivor që për fat të keq, në çdo regjion ka një sasi të konsiderueshme që ende gjendet jashtë, pavarësisht nga fakti se ligjërisht do të duhej të ishte në vendruajtjet e këtyre arkivave. Prandaj, për të qenë të sinqertë, duhet ta themi pa ngurrim se ka dhe mungesë hapësire për pranimin a lëndës arkivore që gjendet jashtë institucionit tonë, por ka dhe mungesë kushtesh fizike që do të mundësonin parametrat e duhur për ruajtjen e sigurt të pjesës që ANAK-të e kanën nën përkujdesje dhe administrim. Megjithatë, pavarësisht nga këto kushte, stafi i Arkivit po bën një punë vetëmohuese, dhe po ia del të ketë rezultatet të konsiderueshme.

Gjatë kësaj periudhe, Agjencia Shtetërore e Arkivave të Kosovës, përveç interesimit dhe punës për grumbullimin e lëndës arkivore, një vëmendje të madhe u ka kushtuar edhe botimeve. Më 1964, ka filluar të nxjerr revistën ,,Vjetari” që e ka botuar deri me 2017, gjithsej 53 numra. Pas këtij viti, në bashkëpunim me DPA-në botojnë organin e përbashkët ,,Arkivat shqiptare”, pastaj botime të veçanta, monografi të ndryshme, bibliografi, udhërrëfyes etj., që arrijnë shifrën afër 60 tituj.

Ka disa vite që ASHAK ka filluar të bëjë dhe dixhitalizimin e lëndës arkivore, por për shkak të mungesës së stafit dhe sidomos të teknologjisë së duhur për punë më efikase, kjo bëhet në sasi të vogël. Meqë digjitalizimi sot është domosdoshmëri e kohës, por dhe për arsye të tjera, ASHAK, nga ky vit ka filluar bëjë investime më të mëdha për këtë proces. Për këtë vit që është dhe hera e parë, është planifikuar që të realizohet një projekt i tillë në vlerë 30 000 eurosh.

ASHAK bashkëpunon me arkivat e vendeve të ndryshme, jo vetëm për hulumtime por dhe për shkëmbim përvojash dhe njohurish profesionale.

Më i suksesshëm ka qenë bashkëpunimi me Arkivin e Presidencës së Turqisë, të Maqedonisë, të Bullgarisë, Malit të Zi, Kroacisë, Austrisë etj., me të cilat, Agjencia Shtetërore e Arkivave të Kosovës ka të nënshkruara dhe marrëveshje për një gjë tillë.

Bashkëpunimi me Drejtorinë e Përgjithshme të Arkivave të Shqipërisë është më intensivi dhe më i vëllimshmi. Në saje të tij, deri tani, janë realizuar disa veprimtari dhe projekte të përbashkëta. 

Së pari, më 2015, është përgatitur dhe botuar ,,Fjalori shqip i termave arkivor”. Është ideuar dhe mbajtur Konferenca Mbarëkombëtare e Arkivistikës (katër edicione deri tani). Nxjerrin botimin e përbashkët ,,Arkivat shqiptare”. Bashkërisht janë përgatitur dhe hapur një numër Ekspozitash në Tiranë dhe në Prishtinë dhe, më 23 nëntor të vitit 2020, në mjediset e Arkivit të Kosovës është hapur Këndi i Arkivit Shqiptar, ku studiuesit dhe gjithë të interesuarit, nga Prishtina dhe gjithë Kosova, mund të bëjnë hulumtime dhe të marrin shërbimin si të ishin në sallën e hulumtimit në DPA – Tiranë, pa pasur nevojë për të shkuar atje.

Realizimi dhe funksionimi i këtij projekti, nga drejtuesit e DPA-së dhe ASHAK-së, është konceptuar në atë mënyrë që të ketë strukturë të hapur, të cilit, pa asnjë pengesë, mund t”i bashkohet çdo arkiv tjetër i vendeve të rajonit dhe përtej tyre. Ne jemi të hapur dhe të gatshëm që të pranojmë secilin që ka interes të na bashkohet. E kaluara e secilit prej nesh, sikurse e gjithë popujve të botës, nuk ka rrjedhur dhe nuk është formësuar duke qenë e izoluar por duke qenë në kontakte me të tjerët qofshin edhe të asaj natyre që, një shekull më parë, e kanë shtyrë znj. Edit Durham t’i quajë ,,ngatërresa ballkanike”. E vërteta historike e kësaj të kaluare të asnjërit prej popujve ballkanikë nuk mund të studiohet duke iu drejtuar vetëm një arkivi, sado i pasur që mund të jetë ai, por duke hulumtuar shumë sosh që kërkon shpenzime të mëdha mjetesh dhe shumë humbje kohe. Ne si institucione përgjegjëse për ruajtjen dhe dhënien për shfrytëzim të dokumenteve tek të cilat fle e vërteta historike, e kemi për obligim që këtyre hulumtuesve, studiuesve dhe të gjithë të interesuarve të tjerë t’ua lehtësojmë sa më shumë këtë punë dhe ky projekt ka pikërisht këtë qëllim. Prandaj, jemi të hapur dhe për të tjerët.

Të nderuar të pranishëm, 

Më lejoni që ta përmbyll këtë fjalë timin me konstatimin se Arkivi i Kosovës, këtë përvjetor, përkundër vështirësive dhe pengesave që e kanë shoqëruar rrugëtimin e tij, po e shënon me të arritura që nuk mund të mohohen. Për 70 vjet, ka mbledhur dokumente dhe dorëshkrime origjinale të hapësirës sonë që shkojnë në një thellësi kohore prej afro 600 vjetësh.

Serioziteti i punës së këtij institucioni dhe sidomos vlera e thesarit që e ruan dhe e jep për shfrytëzim ia kanë mundësuar që në vitin 2005 të pranohet anëtar me të drejta të plota në Këshillin Ndërkombëtar të Arkivave gjë që na imponon pë të qenë më të kujdesshëm ndaj thesarit që ruajmë. 

Bedri Zyberaj

Prishtinë, më 22.3.2021


 

Arkiva Elektronike

Adresa: Rr. „Arbnor e Astrit Dehari” nr.25 | 10000 Prishtinë, Republika e Kosovës
Tel. Fix. 038/555-139, Centrix. 038/20015023
All rights reserved - © 2013 - Agjencia Shtetërore e Arkivave të Kosovës