Aktualitete

VIZITA E SHFMU,,ZENEL HAJDINI”, TËRSTENIK, SHFMU,,HASAN PRISHTINA” - SEMETISHT DHE E GJIMNAZIT ,,EQREM QABEJ” - PRISHTINË

Vizita e nxënësve të SHFMU,,Zenel Hajdini” nga fshati Tërstenik

Ekspozita,, Kosova pas Luftës së Dytë Botërore në dokumente arkivore"

Më 15 shkurt 2023, Agjencia Shtetërore e Arkivave e Kosovës në kuadër të aktiviteteve për...
Pensionimi i Drejtorit te ANK-Peje

27.01.2023 Pas shumë vitesh pune të palodhshme, sot doli në pension Drejtori i Arkivit Ndërkomunal të...
Hapja e Ekspozitës ,,Kosova në Arkivin e Shtetit Shqiptar”, në Universitetin ,, Ukshin Hoti” në Prizren

Me rastin e 14 vjetorit të Pavarësisë së Kosovës, Agjencia Shtetërore e Arkivave e Kosovës...
KRYESHEFI EKZEKUTIV I AGJENCISË SHTETËRORE TË ARKIVAVE TË KOSOVËS PRITI NË TAKIM DREJTORIN E PËRGJITHSHËM TË ARKIVAVE TË TURQISË Z. ÜGUR ÜNAL

Dje, më 9 shkurt 2022, Agjencinë Shtetërore të Arkivave të Kosovës e vizitoi Drejtori i...
VIZITË ZYRTARE E DELEGACIONIT TË AGJENCISË SHTETËRORE TË ARKIVAVE TË KOSOVËS NË DREJTORINË E PËRGJITHSHME TË ARKIVAVE TË TURQISË

Me ftesë të Drejtorit të Përgjithshëm të Arkivave të Turqisë z. Ügur Unal delegacioni...
28 nëntor 2021- Ekspozita në Kalanë e Tiranës

Sërish nikoqire Kalaja e Tiranës!Agjencia Shtetërore e Arkivave e Kosovës, Drejtoria e Përgjithshme e...
27 nëntor 2021-Nënshkrimi i Marrëveshjes së Bashkëpunimit AShAK-DPA

Në kuadër të zhvillimit të aktiviteteve të përbashkëta të dy qeverive, Shqipëri...
Ekspozita në Vlorë

Në kuadër të manifestimeve për 28 Nëntorin, Shpalljen e Pavarësisë së...

Promovohet në Shkup vepra “Ndarja administrative e vilajeteve shqiptare”

Më 5 prill 2021,  në kuadër të bashkëpunimit në mes të Agjencisë Shtetërore të Arkivave të Kosovës (AShAK) dhe  Institutit të Trashëgimisë Shpirtërore e Kulturore të Shqiptarëve (ITSHKSH) u promovua vepra “Ndarja administrative e vilajeteve shqiptare” e autorit Tahir Sezen, e përkthyer dhe përgatitur për botim në gjuhën shqipe nga Hatixhe Ahmedi.

Promovimin e librit e hapi Drejtori i Institutit të Trashëgimisë Shpirtërore e Kulturore të Shqiptarëve në Shkup z. Skender Asani, i cili  tha se kjo vepër është e një rëndësie të veçantë për historiografinë tonë dhe se pa një hulumtim të mirëfilltë të periudhës pesëshekullore të Perandorisë Osmane e sidomos të marrëdhënieve të shqiptarëve me osmanët, nuk do të mund të shkruhet historia e shqiptarëve. 

Me këtë rast nga Agjencia Shtetërore të Arkivave të Kosovës foli Kryeshefi Ekzekutiv z. Bedri Zyberaj, i cili tha se ndjehet i gëzuar që kjo vepër po promovohet në një nga qendrat e vilajeteve shqiptare, përkatësisht në Shkupin e Vilajetit të Kosovës. Me ç ‘rast theksoi se, vepra në fjalë është e një rëndësie të veçantë, e cila hedh dritë mbi të kaluarën tonë historike, konkretisht mbi emër vendet e vilajeteve shqiptare që ishin në kuadër të Perandorisë Osmane, dhe në këtë aspekt paraqet një vepër me interes të veçantë për të sotmen dhe të ardhmen tonë.

Po ashtu, pikëpamjet e tyre rreth veprës “Ndarja administrative e vilajeteve shqiptare”, i paraqitën edhe dy studiues të kësaj fushe shkencore, Sadik Memeti nga Instituti Albanologjik i Prishtinës dhe Murtezan Idrizi nga Instituti i Trashëgimisë Shpirtërore e Kulturore të Shqiptarëve – Shkup. 

Në fund të promovimit, znj. Hatixhe Ahmedi, përkthyese dhe përgatitëse e veprës, me një fjalë rasti falënderoi AShAK dhe ITSHKSH për mundësinë e promovimit në Shkup, si dhe të gjithë ata që kishin kontribuuar në forma të ndryshme, që kjo vepër të botohet sa më e kompletuar.


 

Arkiva Elektronike

Adresa: Rr. „Arbnor e Astrit Dehari” nr.25 | 10000 Prishtinë, Republika e Kosovës
Tel. Fix. 038/555-139, Centrix. 038/20015023
All rights reserved - © 2013 - Agjencia Shtetërore e Arkivave të Kosovës