Aktualitete

Vizita e majorit Glenford Rose në AShAK

Sot, Kryeshefi i Agjencisë Shtetërore të Arkivave të Kosovës z. Bedri Zyberaj pati një takim pune me...
RRUGËTIMI I EKSPOZITËS ,,VULLKANI” I REPUBLIKËS

Me rastin e 40 vjetorit të demonstratave të vitit 1981, AShAK ka përgatitur ekspozitën ,,Vullkani” i...
KRYESHHEFI EKZEKUTIV I AGJENCISË SHTETËRORE TË ARKIVAVE TË KOSOVËS Z. BEDRI ZYBERAJ PRITI NË TAKIM AMBASADORIN E MBRETËRISË SË NORVEGJISË NË KOSOVË z. JENS ERIK GRONDAHL, MINISTRIN E MBROJTJES Z. ARMEND MEHAJ DHE DEPUTETIN E KUVENDIT TË KOSOVËS Z. ENVER DUGOLLI

E hënë, 7 qershor 2021 Kryeshefi Ekzekutiv i Agjencisë Shtetërore të Arkivave të Kosovës...
KONFERENCA E V MBARËKOMBËTARE E ARKIVISTIKËS

Më 5 qershor 2021, Agjencia Shtetërore e Arkivave të Kosovës dhe Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave...
Hapja e Ekspozitave ne Pejë

Më 29.4.2021, me fillim në ora 10, në Sheshin ,, Skënderbeu" në qytetin e Pejës, Agjencia...
Hapja e ekspozitave në Gjakovë

Më 26.4.2021, në Platonë e Shetitores pranë lumit Krena të qytetit Gjakovë, me fillim nga ora 09.00,...
Hapja e ekspozitës “Vullkani” i Republikës dhe “70 vjet Arkiv” në sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë

Më 12 prill 2021, Agjencia Shtetërore e Arkivave e Kosovës, në sheshin “Zahir Pajaziti” në...
Promovohet në Shkup vepra “Ndarja administrative e vilajeteve shqiptare”

Më 5 prill 2021, në kuadër të bashkëpunimit në mes të Agjencisë Shtetërore të...
Hapja e Ekspozites ,,Vullkani” i Republikës në Muzeun e Qytetit- Ferizaj

Më 1 prill 2021, me rastin e shënimit të 40 vjetorit të demonstratave të vitit 1981, Agjencia...
Nënshkrimi i Marrëveshjes së Bashkëpunimit në mes të Agjencisë Shtetërore të Arkivave të Kosovës dhe Institutit të Trashëgimisë Shpirtërore e Kulturore të Shqiptarëve në Shkup

Më 23 mars 2021, në kuadër të aktiviteteve për shënimin e 70 vjetorit të themelimit të...

KONFERENCA E V MBARËKOMBËTARE E ARKIVISTIKËS

Më 5 qershor 2021, Agjencia Shtetërore e Arkivave të Kosovës dhe Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave të Shqipërisë në bashkëpunim me Komunën e Tuzit në Mal të Zi, organizuan Konferencën e V Mbarëkombëtare të Arkivistikës. 

Qëllimi i organizimit të Konferencë është që të mbledh ekspertët dhe studiuesit e arkivave të vendeve shqipfolëse dhe të arkivave të rajonit, për të diskutuar rreth evoluimit të arkivistikës, problematikave, metodologjisë së studimit, digjitalizimin si dhe përmirësimin e infrastrukturës dhe veprimtarisë arkivore. 

Hapjen e Konferencës e bëri  z. Mark Lucgjonaj, i cili u shpreh se “Është kënaqesi e veçantë për Komunën e Tuzit, që së bashku me dy institucione mjaftë të rëndësishme siç janë AShA e Kosovës dhe DPA të Shqipërisë të organizojmë Konferencën e V Mbarëkombëtare. 

Nga Agjencia Shtetërore e Arkivave të Kosovës të pranishmit i përshëndeti Kryeshefi Ekzekutiv Mr.Sc.Bedri Zyberaj, i cili në emër të të gjithë pjesëmarrësve falënderoi Komunën e Tuzit, për përkrahjen dhe mbështetjen që i dhanë dy arkivave në mbajtjen e Konferencës  së V në Tuz. 

Ndërsa, Drejtori i DPA të Shqipërisë, Prof.asoc.dr Ardit Bido tha se “Është kënaqësi e vaçantë që së fundmi, Konferenca Mbarëkombëtare e Arkivistikës po zhvillohet në Tuz, po zhvillohet në Malësi sepse që kur e kemi nisur këtë konferencë të përbashkët mbarëkombëtare të arkivistikës në fakt ne kemi vendosur që kjo do të jetë konferencë e shqiptarëve ngado. Jo si pikëpamje nacionaliste po si një pikëpamje thellësisht patriotike dhe profesionale. Arkivat e kombit tonë janë një. Mund të jenë të ndara në institucione të ndryshme, mund të jenë të ndara në shtete të ndryshme por kur vjen fjala për historinë tonë ajo histori është kombëtare”.


Në Konferencë u prezantuan 23 kumtesa, të cilat paraqitën evoluimin e shkencës së arkivistikës, të drejtat e njeriut dhe historinë e arkivave apo institucioneve arkivore në zonat shqipfolëse. Në fokus të tyre ishte përgjegjësia, qasja në të dhëna dhe mbrojtja e të dhënave personale, bashkëpunimi rajonal në fushën e arkivistikës, trafikimi ilegal i trashëgimisë dokumentare, etika dhe arkivat, ndryshimet klimatike dhe arkivat, si dhe trajnimi arkivor dhe përmirësimi profesional. 

  Në vijim paraqesim kumtesat e prezantuara në Konferencë: 

1. Mr.sc Bedri Zyberaj- Kompetenca dhe inkompetenca ligjore e menaxhimit dhe dhënies për shfrytëzim   të dokumenteve arkivore;

2. MA Jeton Arifi & PhDc. Fatmir Arifi - Qasja në dokumentet publike dhe mbrojtja e të dhënave  personale në Kosovë;

3. Dr. Shpresa Dorda &Prof.asoc.dr Sindorela Doli Kryeziu - Të dhënat personale, shkrimi dhe   administrimi i tyre;

      4.   MA Ruzhdi Panxha - Vjelja e dokumenteve arkivore në Kosovë;

      5.   Mr.sc. Zelije Shala - Pasurimi i Arkivit Shtetëror të Kosovës me dokumente nga arkivat e jashtme;

     6.   Dr. Nail Draga - Popullsia dhe vendbanimet e Ulqinit në shek. XIX sipas dokumenteve arkivore malazeze;

     7. MA Ali Bardhi - Shkollat fillore publike (mektebet) në trevën e Krajës sipas dokumenteve të Arkivit  Osman të Shtetit – Stamboll;

     8.   MA Luigj Nrejaj - Rëndësia e trashëgimisë arkivore Romano-Katolike në trojet shqiptare shek. XX;

     9. Dr. Sadik Mehmeti - Fondet e gjykatave të sheriatit në Arkivin e Kosovës dhe rëndësia e tyre;

    10. Hajrullah Hajdari - Çarmatimi dhe kalimi me dhunë i shqiptarëve ne fenë ortodokse sipas dokumenteve   arkivore të Arkivit Shtetëror të Malit të Zi;

    11. MA Hysen Azemi - Mjetet informative shkencore në arkiv;

    12. Dr. Florenca Stafa & Msc. Ergyseda Shpataraku & PhDc. Dhurata Lamçja - Risi të ruajtjes së   dokumenteve arkivore në ASHVE-të;

    13. MA Ornela Koni - Lidhja e ndërsjellë ndërmjet ndryshimeve klimatike dhe arkivave;

    14. MA Fjoralba Vukatana & Dr. Lorenc Agalliu - Ekspertiza dhe vlerësimi i dokumenteve personale si  pjesë e rëndësishme e fondit arkivor dhe shkrimit të historisë;        

    15. Dr. Hatixhe Ahmedi - Koleksioni i fotografive në Arkivin e Kosovës;

    16. MA Theodhora Lena - Gjeçovi – etnolog dhe studiues i shquar i kulturës popullore;

    17. MA Elizabeta Tara - Shfrytëzimi i dokumenteve të eksproprijimit, konfiskimit dhe nacionalizimit në Arkivin Ndërkomunal të Prizrenit;

    18. MA Alketa Hoxha - Krijimi dhe evoluimi strukturor i arkivit të sistemit në Ministrinë e Punëve të  Jashtme si arkiv historik i diplomacisë shqiptare;

    19. MA Vullnet Iseni - Veprimtaria dhe zhvillimi i arkivave në Maqedoni nga viti 1926-1951;

    20. Msc. Fatjon Balliu & MA Rezart Mezani - Arkivi dhe domosdoshmëria e arkivimit të mediave sociale;

    21. MA Kristi Kaba - Kujtesa historike në trajtën e suvenireve;

    22. Dr. Endrit Musaj & MA Ylber Ramaj - Metodologjia e riskut, një risi për mirëmenaxhiminin e  veprimtarisë së trupës inspektuese të DPA-së

    23. MA Elsa Zyberaj - Roli i administratës publike në menaxhimin dhe ruajtjen e dokumentacionit publik.

Konferenca e V Mbarëkombëtare është traditë që vazhdon pas atyre që u mbajtën në Tiranë, Prishtinë, Shkup dhe Sarandë.

 

Arkiva Elektronike

Adresa: Rr. „Arbnor e Astrit Dehari” nr.25 | 10000 Prishtinë, Republika e Kosovës
Tel. Fix. 038/555-139, Centrix. 038/20015023
All rights reserved - © 2013 - Agjencia Shtetërore e Arkivave të Kosovës