Aktualitete

VIZITA E SHFMU,,ZENEL HAJDINI”, TËRSTENIK, SHFMU,,HASAN PRISHTINA” - SEMETISHT DHE E GJIMNAZIT ,,EQREM QABEJ” - PRISHTINË

Vizita e nxënësve të SHFMU,,Zenel Hajdini” nga fshati Tërstenik

Ekspozita,, Kosova pas Luftës së Dytë Botërore në dokumente arkivore"

Më 15 shkurt 2023, Agjencia Shtetërore e Arkivave e Kosovës në kuadër të aktiviteteve për...
Pensionimi i Drejtorit te ANK-Peje

27.01.2023 Pas shumë vitesh pune të palodhshme, sot doli në pension Drejtori i Arkivit Ndërkomunal të...
Hapja e Ekspozitës ,,Kosova në Arkivin e Shtetit Shqiptar”, në Universitetin ,, Ukshin Hoti” në Prizren

Me rastin e 14 vjetorit të Pavarësisë së Kosovës, Agjencia Shtetërore e Arkivave e Kosovës...
KRYESHEFI EKZEKUTIV I AGJENCISË SHTETËRORE TË ARKIVAVE TË KOSOVËS PRITI NË TAKIM DREJTORIN E PËRGJITHSHËM TË ARKIVAVE TË TURQISË Z. ÜGUR ÜNAL

Dje, më 9 shkurt 2022, Agjencinë Shtetërore të Arkivave të Kosovës e vizitoi Drejtori i...
VIZITË ZYRTARE E DELEGACIONIT TË AGJENCISË SHTETËRORE TË ARKIVAVE TË KOSOVËS NË DREJTORINË E PËRGJITHSHME TË ARKIVAVE TË TURQISË

Me ftesë të Drejtorit të Përgjithshëm të Arkivave të Turqisë z. Ügur Unal delegacioni...
28 nëntor 2021- Ekspozita në Kalanë e Tiranës

Sërish nikoqire Kalaja e Tiranës!Agjencia Shtetërore e Arkivave e Kosovës, Drejtoria e Përgjithshme e...
27 nëntor 2021-Nënshkrimi i Marrëveshjes së Bashkëpunimit AShAK-DPA

Në kuadër të zhvillimit të aktiviteteve të përbashkëta të dy qeverive, Shqipëri...
Ekspozita në Vlorë

Në kuadër të manifestimeve për 28 Nëntorin, Shpalljen e Pavarësisë së...

KRYESHHEFI EKZEKUTIV I AGJENCISË SHTETËRORE TË ARKIVAVE TË KOSOVËS Z. BEDRI ZYBERAJ PRITI NË TAKIM AMBASADORIN E MBRETËRISË SË NORVEGJISË NË KOSOVË z. JENS ERIK GRONDAHL, MINISTRIN E MBROJTJES Z. ARMEND MEHAJ DHE DEPUTETIN E KUVENDIT TË KOSOVËS Z. ENVER DUGOLLI

E hënë, 7 qershor 2021

 

Kryeshefi Ekzekutiv i Agjencisë Shtetërore të Arkivave të Kosovës z. Bedri Zyberaj priti  në takim zyrtar Ambasadorin e Mbretërisë së Norvegjisë në Kosovë z. Jens Erik Grondahl, ministrin e Mbrojtjes z. Armend Mehajn dhe deputetin e Kuvendit të Kosovës z. Enver Dugolli.

Z. Zyberaj shprehu mirënjohje për takimin dhe me këtë rast i njoftoi mysafirët me të arriturat e deritashme të AShAK-së, ku foli për natyrën e punës, kushtet dhe gjendjen aktuale të Agjencisë Shtetërore të Arkivave të Kosovës, si dhe i informoi për lashtësinë dhe sasinë e thesarit arkivor që ruan AShAK-ja. 

Për më tepër, ai vuri theksin te digjitalizimi si domosdoshmëri e kohës, proces që AShAK-ja e ka të pamundur ta bëjë për shkak të mungesës së  buxhetit. 

,,Po e theksoj këtë sepse vendi që përfaqësoni ju shkëlqesi ka dhënë një ndihmë të madhe për Kosovën në të kaluarën e afërt dhe kur bëhet fjalë për digjitalizimin është po ashtu vendi që i kushton rëndësi dhe i dedikon investime të shumta këtij procesi” – tha ndër të tjera z. Zyberaj 

Ambasadori i Mbretërisë së Norvegjisë z. Jens Erik Grondahl shprehu falënderim për pritjen e tij, dhe takimin e sotëm e vlerësoi shumë.  Ambasadori u pajtua plotësisht me atë që tha z. Zyberaj për digjitalizimin dhe shprehu gatishmërinë që pas këtij takimi do të shikojë se cilat do të jenë ndihmat e vendit të tij për Arkivin e Kosovës. Ai u zotua që fillimisht do të shikojë mundësinë që AShAK-së t’ia ofrojë eksperiencat e arkivave të vendeve të tij e pastaj dhe format tjera që do të mund konstatohen nga bashkëpunimi ynë në të ardhmen. 

Përpos takimit formal, Shkëlqesia e tij z. Jens Erik Grondahl vizitoi dhe i pa së afërmi disa mjedise të punës në AShAK, si: Vendruajtjen, Laboratorin e digjitalizimit, Laboratorin e restaurimit-konservimit, Sallën e hulumtimit së bashku me Këndin Arkivor të Drejtorisë së Përgjithshme të Arkivave - Shqipëri dhe bibliotekën.  

Ministri Mehaj u largua më herët për shkak të një takimi që kishte sipas agjendës paraprake.


Arkiva Elektronike

Adresa: Rr. „Arbnor e Astrit Dehari” nr.25 | 10000 Prishtinë, Republika e Kosovës
Tel. Fix. 038/555-139, Centrix. 038/20015023
All rights reserved - © 2013 - Agjencia Shtetërore e Arkivave të Kosovës