Aktualitete

Hapja e Ekspozitës ,,Kosova në Arkivin e Shtetit Shqiptar”, në Universitetin ,, Ukshin Hoti” në Prizren

Me rastin e 14 vjetorit të Pavarësisë së Kosovës, Agjencia Shtetërore e Arkivave e Kosovës...
KRYESHEFI EKZEKUTIV I AGJENCISË SHTETËRORE TË ARKIVAVE TË KOSOVËS PRITI NË TAKIM DREJTORIN E PËRGJITHSHËM TË ARKIVAVE TË TURQISË Z. ÜGUR ÜNAL

Dje, më 9 shkurt 2022, Agjencinë Shtetërore të Arkivave të Kosovës e vizitoi Drejtori i...
VIZITË ZYRTARE E DELEGACIONIT TË AGJENCISË SHTETËRORE TË ARKIVAVE TË KOSOVËS NË DREJTORINË E PËRGJITHSHME TË ARKIVAVE TË TURQISË

Me ftesë të Drejtorit të Përgjithshëm të Arkivave të Turqisë z. Ügur Unal delegacioni...
28 nëntor 2021- Ekspozita në Kalanë e Tiranës

Sërish nikoqire Kalaja e Tiranës!Agjencia Shtetërore e Arkivave e Kosovës, Drejtoria e Përgjithshme e...
27 nëntor 2021-Nënshkrimi i Marrëveshjes së Bashkëpunimit AShAK-DPA

Në kuadër të zhvillimit të aktiviteteve të përbashkëta të dy qeverive, Shqipëri...
Ekspozita në Vlorë

Në kuadër të manifestimeve për 28 Nëntorin, Shpalljen e Pavarësisë së...
RIKUJTIM!

RIKUJTIM!Konkursi për bursën Fulbright-National Archives Heritage Science për vitin akademik 2022-2023 do të...
The Fulbright-National Archives Heritage Science Fellowship

Ftesë nga Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Kosovë, për tu paraqitur në programin The...
FTESË PËR PJESËMARRJE TË BOTIMIT TË REVISTËS ,, ARKIVAT SHQIPTARE”

Për të pestin vit me radhë Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave e Shqipërisë dhe Agjencia...
Vizita e majorit Glenford Rose në AShAK

Sot, Kryeshefi i Agjencisë Shtetërore të Arkivave të Kosovës z. Bedri Zyberaj pati një takim pune me...

FTESË PËR PJESËMARRJE TË BOTIMIT TË REVISTËS ,, ARKIVAT SHQIPTARE”

Për të pestin vit me radhë Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave e Shqipërisë dhe Agjencia Shtetërore e Arkivave e Kosovës përgatitin dhe botojnë numrin e 57 të revistës “Arkivat shqiptare”. Synimi i kësaj reviste është të mbledhë ekspertë dhe studiuesi të arkivave të vendeve shqipfolëse dhe të arkivave të rajonit, të cilët për çdo vit diskutojnë për problematikat, metodologjinë e studimit, digjitalizimin dhe përmirësimin e infrastrukturës së përmbajtjes, inovacionit, si dhe vizionit të punës të arkivave në realitetin e sotëm.
Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave e Shqipërisë dhe Agjencia Shtetërore e Arkivave e Kosovës ftojnë studiuesit, nëpunësit dhe të gjithë të interesuarit e kësaj fushe, të kontribuojnë në këtë revistë me studime.
Përpos arkivistëve të rrjeteve arkivore kombëtare, ftesa për pjesëmarrje u bëhet të gjithë profileve të tjerë të arkivistëve, institucioneve që ruajnë apo atyre që ndërveprojnë për ruajtjen e kujtesës kolektive.

 

Afati i dërgimit të artikujve: 3 shtator 2021.
Njoftimi për artikujt e pranuar: 17 shtator 2021

 

Temat e propozuara:
-    Crowd sourcing: konteksti dhe metadatat e dokumenteve të krijuara nga përdoruesit
-    Automatizimi i arkivave dhe etika
-    Siguria kibernetike dhe administrimi i të dhënave
-    Risitë digjitale dhe shfrytëzimi i dokumentacionit
-    Zhvillimi i njëtrajtshëm përmes bashkëpunimit me komunitetin
-    Trashëgimia arkivore e përbashkët përtej kufijve gjeografikë
-    Arkivat, përgjegjësia, qasja në të dhënat dhe mbrojtja e të dhënave personale
-    Bashkëpunimi rajonal në fushën e arkivave dhe trashëgimisë kulturore arkivore
-    Trafiku ilegal i trashëgimisë dokumentare
-    Etika dhe arkivat
-    Ndryshimet klimaterike dhe arkivat
-    Trajnimi arkivor dhe përmirësimi profesional
-    Turizmi dhe promovimi i arkivave
 
(Shënim: temat e propozuara nuk janë tituj të detyruar temash apo artikujsh, as s’kanë qëllim kufizues, por vetëm sugjerime tematike.)
 
Në artikujt duhen respektuar këto kritere:
Artikujt nuk duhet të jenë më të gjatë se 15 faqe të formatit A4, në gjuhën shqipe apo angleze, përgatitur sipas udhëzimeve të mëposhtme:
Formati i tekstit: MS Word (format: *.docx; *doc)
Tipi i shkronjave: Times New Roman
Formati i faqes: A4
Hapësirat mes rreshtave (Line spacing): 1.00
Emri i autorit: 12 pt, pozicionuar majtas, bold, emri me germa të vogla, mbiemri me germa kapitale, poshtë emrit të vendoset titulli i institucionit të autorit, me germa të vogla, jo bold
Titulli i artikullit: 12 pt, bold, germa kapitale, në qendër të fletës
Nëntitujt: 12 pt, bold, germa të vogla, pozicioni i tekstit justified
Teksti: 12 pt, pozicioni i tekstit justified
Abstrakti: në gjuhën shqipe dhe angleze, titulli me germa 12 pt, kapitale, bold, teksti me germa 12 pt, edhe titulli, edhe teksti në pozicion justified
Ilustrimet/fotografitë: në fund të tekstit
Legjendat e ilustrimeve/fotografive: 12 pt, në qendër të fletës, nën ilustrim/fotografi
Formati i ilustrimeve/fotografive: TIF, GIF, JPG, BMP, WMF
 
Sistemi i referencave dhe i bibliografisë duhet të bëhet sipas rregullave The Chicago Manual of Style, i cili gjendet në: https://www.chicagomanualofstyle.org/home.html
 
Vërejtje: Artikujt që nuk respektojnë kriteret e mësipërme nuk do të botohen.
 
Punimet mund t`i dërgoni në email-et:
 

Arkiva Elektronike

Adresa: Rr. „Arbnor e Astrit Dehari” nr.25 | 10000 Prishtinë, Republika e Kosovës
Tel. Fix. 038/555-139, Centrix. 038/20015023
All rights reserved - © 2013 - Agjencia Shtetërore e Arkivave të Kosovës