27 nëntor 2021-Nënshkrimi i Marrëveshjes së Bashkëpunimit AShAK-DPA
Nëkuadër të zhvillimit të aktiviteteve të përbashkëta të dy qeverive, Shqipëri –Kosovë, Agjencia Shtetërore e Arkivave e Kosovës dhe Drejtoria e Përgjithshme eArkivave e Shqipërisë, nënshkruan Marrëveshjen e Bashkëpunimit. Me këtë edhenjëherë, dy krerët e institucioneve z. Bedri Zyberaj dhe z. Ardit Bido dëshmuanvullnetin dhe përkushtimin maksimal për të vazhduar bashkëpunimin edhe në tëardhmen, i cili asnjëherë nuk ka munguar. Marrëveshja në fjalë synon tëthellojë edhe më shumë bashkëpunimin mes dy institucioneve, me theks të veçantëunifikimin e shërbimit arkivor për hulumtuesit dhe të interesuarit e tjerë përthesarin arkivor.
Nënshkrimii marrëveshjes u bë në Tiranë, në Teatrin Kombëtar të Operas dhe Baletit,Sheshi Skënderbej, në prani të Ministrave dhe përfaqësuesve të të dyjaqeverive.