Aktualitete

KRYESHHEFI EKZEKUTIV I AGJENCISË SHTETËRORE TË ARKIVAVE TË KOSOVËS Z. BEDRI ZYBERAJ PRITI NË TAKIM AMBASADORIN E MBRETËRISË SË NORVEGJISË NË KOSOVË z. JENS ERIK GRONDAHL, MINISTRIN E MBROJTJES Z. ARMEND MEHAJ DHE DEPUTETIN E KUVENDIT TË KOSOVËS Z. ENVER DUGOLLI

E hënë, 7 qershor 2021 Kryeshefi Ekzekutiv i Agjencisë Shtetërore të Arkivave të Kosovës...
KONFERENCA E V MBARËKOMBËTARE E ARKIVISTIKËS

Më 5 qershor 2021, Agjencia Shtetërore e Arkivave të Kosovës dhe Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave...
Hapja e Ekspozitave ne Pejë

Më 29.4.2021, me fillim në ora 10, në Sheshin ,, Skënderbeu" në qytetin e Pejës, Agjencia...
Hapja e ekspozitave në Gjakovë

Më 26.4.2021, në Platonë e Shetitores pranë lumit Krena të qytetit Gjakovë, me fillim nga ora 09.00,...
Hapja e ekspozitës “Vullkani” i Republikës dhe “70 vjet Arkiv” në sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë

Më 12 prill 2021, Agjencia Shtetërore e Arkivave e Kosovës, në sheshin “Zahir Pajaziti” në...
Promovohet në Shkup vepra “Ndarja administrative e vilajeteve shqiptare”

Më 5 prill 2021, në kuadër të bashkëpunimit në mes të Agjencisë Shtetërore të...
Hapja e Ekspozites ,,Vullkani” i Republikës në Muzeun e Qytetit- Ferizaj

Më 1 prill 2021, me rastin e shënimit të 40 vjetorit të demonstratave të vitit 1981, Agjencia...
Nënshkrimi i Marrëveshjes së Bashkëpunimit në mes të Agjencisë Shtetërore të Arkivave të Kosovës dhe Institutit të Trashëgimisë Shpirtërore e Kulturore të Shqiptarëve në Shkup

Më 23 mars 2021, në kuadër të aktiviteteve për shënimin e 70 vjetorit të themelimit të...
Aktivitetet me rastin e shënimit të 70 vjetorit te themelimit te Arkivit te Kosoves

Për nder të shënimit të 70 vjetorit të themelimit të Arkivit të Kosovës, më...
Sot, 22.3.2021, shënuam 70 vjetorin e themelimit të Arkivit të Kosovës, me një Akademi solemne në ambientet e Kolegjit AAB-Teatri „Faruk Begolli". Akademinë solemne e hapi Kryeshefi Ekzekutiv, z. Bedri Zyberaj.

Sot, 22.3.2021, shënuam 70 vjetorin e themelimit të Arkivit të Kosovës, me një Akademi solemne në...

Bashkëpunimi ndërkombëtar

Në kuadër të bashkëpunimit Ndërkombëtar Agjencia Shtetërore e Arkivave të Kosovës është anëtare në ICA-KNA me të drejta të barabarta sikurse edhe shtetet tjera të Rajonit dhe të botë, pra është anëtare e kategorisë A. Në Kongresin e Vjenës në vitin 2004 u votua nga anëtarët e ICA-KNA dhe me këtë u pranua Arkivi i Kosovës në kategorinë A në ICA-KNA.  Pastaj, Arkivi është anëtar i barabartë në Degën e ICA për Evropë - EURBICA . Po ashtu, viti 2004 është i rëndësishëm, pasi që  Arkivi i Kosovës u pranua edhe në Këshillin Ndërkombëtar “Memoria e Botës”, e cila vepron në kuadër të UNESKO -s .

Bashkëpunimi me arkivat simotra në tërë botën bëhet në forma të ndryshme, qoftë duke u bazuar në këmbim përvojash, qoftë në këmbim informatash profesionale. Në kuadër të bashkëpunimit ASHAK-ja  ka të nënshkruara Marrëveshje Bashkëpunimi  me disa arkiva ndërkombëtare si me atë të: Austrisë, Shqipërisë, Maqedonisë, Malit të Zi, Kroacisë, Turqisë dhe Bullgarisë.   

Gjithashtu, ASHAK-u ka një bashkëpunim të mirëfilltë ndërinstitucional edhe me institucione vendore, me të cilat institucione edhe ka të nënshkruara  marrëveshje bashkëpunimi si me:

Bibliotekën Kombëtare Universitare të Kosovës, UP-Fakultetin Filozofik, Kolegjin "Fama", Kolegjin "Biznesi", Kolegjin Europian të Kosovës.

Këtë vit pritet që të nënshkruhen edhe Marrëveshje të tjera të bashkëpunimit.

Arkiva Elektronike

Adresa: Rr. „Arbnor e Astrit Dehari” nr.25 | 10000 Prishtinë, Republika e Kosovës
Tel. Fix. 038/555-139, Centrix. 038/20015023
All rights reserved - © 2013 - Agjencia Shtetërore e Arkivave të Kosovës