Aktualitete

RIKUJTIM!

RIKUJTIM!Konkursi për bursën Fulbright-National Archives Heritage Science për vitin akademik 2022-2023 do të...
The Fulbright-National Archives Heritage Science Fellowship

Ftesë nga Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Kosovë, për tu paraqitur në programin The...
FTESË PËR PJESËMARRJE TË BOTIMIT TË REVISTËS ,, ARKIVAT SHQIPTARE”

Për të pestin vit me radhë Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave e Shqipërisë dhe Agjencia...
Vizita e majorit Glenford Rose në AShAK

Sot, Kryeshefi i Agjencisë Shtetërore të Arkivave të Kosovës z. Bedri Zyberaj pati një takim pune me...
RRUGËTIMI I EKSPOZITËS ,,VULLKANI” I REPUBLIKËS

Me rastin e 40 vjetorit të demonstratave të vitit 1981, AShAK ka përgatitur ekspozitën ,,Vullkani” i...
KRYESHHEFI EKZEKUTIV I AGJENCISË SHTETËRORE TË ARKIVAVE TË KOSOVËS Z. BEDRI ZYBERAJ PRITI NË TAKIM AMBASADORIN E MBRETËRISË SË NORVEGJISË NË KOSOVË z. JENS ERIK GRONDAHL, MINISTRIN E MBROJTJES Z. ARMEND MEHAJ DHE DEPUTETIN E KUVENDIT TË KOSOVËS Z. ENVER DUGOLLI

E hënë, 7 qershor 2021 Kryeshefi Ekzekutiv i Agjencisë Shtetërore të Arkivave të Kosovës...
KONFERENCA E V MBARËKOMBËTARE E ARKIVISTIKËS

Më 5 qershor 2021, Agjencia Shtetërore e Arkivave të Kosovës dhe Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave...
Hapja e Ekspozitave ne Pejë

Më 29.4.2021, me fillim në ora 10, në Sheshin ,, Skënderbeu" në qytetin e Pejës, Agjencia...
Hapja e ekspozitave në Gjakovë

Më 26.4.2021, në Platonë e Shetitores pranë lumit Krena të qytetit Gjakovë, me fillim nga ora 09.00,...
Hapja e ekspozitës “Vullkani” i Republikës dhe “70 vjet Arkiv” në sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë

Më 12 prill 2021, Agjencia Shtetërore e Arkivave e Kosovës, në sheshin “Zahir Pajaziti” në...

Historik i shkurt i Arkivit Ndërkomunal të Gjakovës

                                    ARKIVI NDËRKOMUNAL GJAKOVË


Arkivi Ndërkomunal në Gjakovë si institucion me rëndësi të posaçme shoqërore, kulturore është themeluar me iniciativën e Kuvendit Komunal në Gjakovë me aktvendimin Nr. Pi. 5880/1 me 17 Dhjetor 1971, me qëllim që të mblidhet dhe të ruhet materiali dokumentar.  Zyrtarizimi i Arkivit, atë kohë Historik u bë më 1972, kur Kuvendi i Komunës lëshoi vendimin për fillimin e rregullt të punës. 


Arkivi Ndërkomunal  ka qenë i vendosur për shumë vite në objektin e ish Kuvendit Komunal (Këshilli i vjetër), pastaj ka kaluar në objektin Kulla e Abdullah Pashë Drenit, prap po me vendim të Kuvendit Komunal iu është ndërruar lokacioni dhe tash gjendet në objektin e ish Bankosit. Fatkeqësisht lokacioni është ndërruar shumë herë por me punën dhe angazhimin maksimal të Drejtorit dhe stafit, lënda arkivore nuk është dëmtuar.   


Arkivin Ndërkomunal në fillim e ka udhëhequr Drejtori Xhafer Nushi, pastaj Drejtori Shefqet Vokshi të cilin në periudhën sa ka qenë i burgosur politik gjatë viteve 

1999 – 2001, e ka zëvendësuar zyrtari Menduh Haxhibeqiri.


Që nga viti 2009 Drejtor është emëruar Valdrin Shehu i cili vazhdon të udhëheq edhe sot.


Arkivi Ndërkomunal Gjakovë mbulon fondkrijuesit: Gjakovë, Rahovec dhe Malishevë.


Numri i fondeve në ANK – Gjakovë është: 110 Fonde, ku përmban:

Kuti = 852

Regjistra = 607

Dosje = 226

Libra të diplomave = 54

Ditarë = 25; ditarë me amëza = 442; amëza = 199

Revista = 70 copë.


 Po ashtu, Arkivi posedon edhe një bibliotekë modeste.








Gjakovë, JANAR 2017



 

Arkiva Elektronike

Adresa: Rr. „Arbnor e Astrit Dehari” nr.25 | 10000 Prishtinë, Republika e Kosovës
Tel. Fix. 038/555-139, Centrix. 038/20015023
All rights reserved - © 2013 - Agjencia Shtetërore e Arkivave të Kosovës