VIZITË ZYRTARE E DELEGACIONIT TË AGJENCISË SHTETËRORE TË ARKIVAVE TË KOSOVËS NË DREJTORINË E PËRGJITHSHME TË ARKIVAVE TË TURQISË
Me ftesë të Drejtorit të Përgjithshëm të Arkivave të Turqisë z. Ügur Unal delegacioni i AShAK-së, i përbërë nga Kryeshefi Ekzekutiv z. Bedri Zyberaj, z. Ruzhdi Panxha- Drejtor i Departamentit, znj. Fikrie Berisha- Drejtore e ANK Prishtinë dhe znj. Hatixhe Ahmedi- zyrtare për dokumente osmane, prej dates 7 - 10 dhjetor, janë në vizitë zyrtare në Arkivin Osman në Stamboll. Delegacioni u prit nga Drejtori Gjeneral i Arkivit z.Uğur Ünal dhe bashkëpunëtorët e tij.
Qëllimi i vizitës ishte thellimi bashkëpunimit mes dy Institucioneve Arkivore, hulumtimet në Arkiva, si dhe shkëmbimi i ekspertëve dhe i përvojave për fushën e arkivistikës.
Me këtë rast, delegacioni i Agjencisë Shtetërore të Arkivave të Kosovës vizitoi mjediset dhe sektorët e ndryshëm të Arkivit osman Digjitalizimi, Restaurimi si: Rregullimi, Depoja, shërbimi në sallë etj., ku u panë së afërmi puna dhe aktivitetet e këtyre sektorëve.
I shoqëruar nga drejtori Unal, delegacioni i ASHAK-së vizitoi dhe Bibliotekën ,,Sulejmanije\" ku u pritën nga Drejtori i kësaj Biblioteke z.Muhittin Maxhit.