KRYESHEFI EKZEKUTIV I AGJENCISË SHTETËRORE TË ARKIVAVE TË KOSOVËS PRITI NË TAKIM DREJTORIN E PËRGJITHSHËM TË ARKIVAVE TË TURQISË Z. ÜGUR ÜNAL
Dje, më 9 shkurt 2022, Agjencinë Shtetërore të Arkivave të Kosovës e vizitoi Drejtori i Përgjithshëm i Arkivave të Turqisë z.Uğur Ünal, i shoqëruar nga zëvendësambasadorja e Turqisë në Republikën e Kosovës, znj Dilara Çelik.
Qëllimi i vizitës ishte thellimi bashkëpunimit mes dy Institucioneve Arkivore, i cili asnjëherë nuk ka munguar.
Të dy udhëheqësit e institucioneve arkivore, shprehën gatishmërinë për ta pasuruar dhe thelluar bashkëpunimin, i cili do të jetë në nivelin më të lartë zyrtar, dhe u zotuan që do t’i përkrahin, mbështesin, promovojnë dhe realizojnë aktivitetet e njëra tjetrës në fushën e arkivistikës. Drejtori i Përgjithshëm i Arkivave të Turqisë z. Uğur Ünal pat rastin të vizitojë mjediset e punës së ASHAK, si: Depon, laboratorin e digjitalizimit, laboratorin e restaurimit-konservimit dhe sallën e leximit, me ç ‘rast Ünal shprehi admirimin e tij për punën që kryhet në këtë institucion.