Ekspozita,, Kosova pas Luftës së Dytë Botërore në dokumente arkivore"
Më15 shkurt 2023, Agjencia Shtetërore e Arkivave e Kosovës në kuadër tëaktiviteteve për shënimin e 15 vjetorit të Shpalljes së Pavarësisë së Kosovës, hapiekspozitën “Kosova pas Luftës së DytëBotërore në dokumente arkivore”.
Ekspozita ,, Kosova pas Luftës sëDytë Botërore në dokumente arkivore”, përmes dokumenteve paraqet sfidat dhesakrificat e Kosovës në rrugëtimin e saj drejt Shpalljes së Pavarësisë. Tëgjithë jemi të vetëdijshëm që këtij rrugëtimi i paraprinë ngjarje e procese jotë lehta, andaj disa prej tyre jemi munduar ti paraqesim përmes dokumentevearkivore që janë dëshmitë më të mira të kohës.
Ekspozita ka 15 Pano. Ajo përmbandokumente, fotografi dhe shkrime gazetash të kohës, për ngjarje dhe aktivitetetë ndryshme që paraqesin rrugëtimin historik të Kosovës deri teShpallja e Pavarësisë.
Në mesin e dokumenteve tëpërzgjedhura janë: Urdhëresa e Ushtrisë Nacional Çlirimtare e Jugosllavisë për shuarjen e kryengritjes sëShaban Polluzhës në shkurt të vitit 1945; Raport për zbatimin e Planit të Mobilizimittë Shqiptarëve – maj 1945; Aktgjykimi dhe procesverbali i ekzekutimit të MarieShllakut; Konfiskimet e pasurisë së paluajtshme të shqiptarëve në Kosovë-bazuar në Reformën Agrare dhe kolonizimin e brendshëm; Programi i lëvizjes revolucionare të Bashkimit të Shqiptarëve– i përpiluar nga Adem Demaçi; Demonstratate rinisë studentore të vitit 1968 dhe të mbarë popullit shqiptar në Kosovë; Kushtetutae Kosovës e vitit 1974, etj.