THIRRJE PUBLIKE PËR BOTIMIN E ARTIKUJVE
THIRRJE PUBLIKE PËR BOTIMIN E ARTIKUJVE NË REVISTËN E PËRBASHKËT VJETORE TË AGJENCISË SHTETËRORE TË ARKIVAVE TË KOSOVËS (ASHAK) DHE DREJTORISË SË PËRGJITHSHME TË ARKIVAVE TË SHQIPËRISË (DPA) “ARKIVAT SHQIPTARE”.
Si edhe në vitet paraprake, është hapur thirrja për botimin e artikujve/punimeve në Revistën “Arkivat Shqiptare”.
Revista “Arkivat Shqiptare” është publikimi vjetor i përbashkët ndërmjet Agjencisë Shtetërore të Arkivave të Kosovës (ASHAK), Drejtorisë së Përgjithshme të Arkivave të Shqipërisë (DPA) dhe me pjesëmarrjen e kontributin e rëndësishëm të Institutit të Trashëgimisë Shpirtërore Kulturore të Shqiptarëve në Maqedoni (ITShKShM), e cila publikohet çdo vit dhe ka për qëllim përmbledhjen/pasqyrimin/ prezantimin e punës hulumtuese, kërkimore, shkencore e profesionale të studiuesve dhe apo arkivistëve pjesë ose jo e institucioneve tona arkivore, në të tre (3) shtetet respektive.
Përgjithësisht, referuar kërkesat dhe kriteret e thirrjes për artikujt që do të konsiderohen për botim, tematikat që do trajtohen përfshijnë, por pa u kufizuar, problematikat, metodologjinë e studimit, digjitalizimin, përmirësimin e infrastrukturës së përmbajtjes, inovacionin, si dhe vizionin e punës së arkivave në rrethanat e sotme.
Ekspertët, arkivistët, studiuesit tjerë të arkivave në të tre shtetet pa çfarëdo dallimi, përfshirë veçanërisht pjesëmarrësit në punimet e Konferencës së VIII-të Mbarëkombëtare të Arkivistikës, duhet të dërgojnë punimin e tyre drejtpërdrejt në aplikacionin botime.arkiva.gov.al, deri më datë 15 shtator.