Drejtor për Veprimtari Arkivore
U lind me 25.02.1978, në Pejë. Shkollën fillore dhe të mesme e kreu në vendlindje. Në vitin akademik 1997/98, u regjistrua në Fakultetin Filozofik Departamenti i Historisë ku u diplomua në vitin 2001/02 dhe merr titullin Profesor i historisë. Në vitet 2001/02 ishte bursist i Universitetit Alternativ për Shkenca Humane Gani Bobi në Prishtinë i financuar nga Fondacioni për Shoqëri të Hapur Soros ku specializoi me temën Bizanti dhe Shqiptarët.
Në vitin 2002 punësohet në Arkivin Nderkomunal të Prishtinës si arkivist dhe po në këtë vit përfundon Kursin e arkivistikës dhe merr titullin Arkivist.
Në vitin 2007, regjistroi Studimet posdiplomike në Universitetin e Prishtinës, pran Departamentit të Historisë- Drejtimi i Mesjetës, ku më 2010 merr titullin Master.
Në vitin 2003 ngritet në nivel të Shefit të sektorit të rregullimit dhe përpunimit të dokumenteve arkivore, detyrë që e ushtron deri në gusht të vitit 2009.
Në gusht të 2009 caktohet Drejtor i Arkivit Ndërkomunal të Prishtinës deri në dhjetor 2011, për tu caktuar më pas Drejtor i Drejtoratit për Veprimtari arkivore.
Aktivitetet:
Bashkautor i Monografisë 35 Vjetori i Arkivit Historik të Qytetit Prishtinë 1969-2004, Prishtinë, 2004
Sasët në Novobërdë Revista Vjetari Prishtinë, 2011.
Ndarja administrative e Perandorisë Bizantine Revista Vjetari Prishtinë, 2010.Bizanti dhe Shqiptarët Revista Vjetari, Prishtinë 2008.
E-mail: [email protected]; [email protected]
Tel: +381 38 512 530