Departamenti për Politika Zhvillimore
Detyrat, përgjegjësitë dhe vizioni
Politikat zhvillimore janë një tërësi veprimesh që përkufizojnë aktivitetin në planifikimin, formulimin, zbatimin dhe vlerësimin e vendimeve ndërfunksionale që i mundësojnë ASHA arritjen e objektivave zhvillimore të saj.
Në këtë kuadër Departamenti për Politika Zhvillimore pranë Agjencisë Shtetërore të Arkivave të Kosovës bën përpjekje me përkushtim për të prodhuar vendime dhe veprime themelore të cilat i japin formë dhe përcaktojnë se çfarë është dhe kah duhet orientuar zhvillimi i Agjencisë Shtetërore të Arkivave. Për të qenë sa më efektiv, planifikimi i politikave zhvillimore kërkon mbledhjen dhe përpunimin e një sasie të konsiderueshme informacioni, zbulimin e alternativave strategjike, parashikimin e rezultateve që do të kenë në të ardhmen vendimet e marra.
Departamenti për Politika Zhvillimore ndihmon në lehtësimin e komunikimit dhe pjesëmarrjes në vendime, në harmonizimin e vlerave dhe interesave, në zhvillimin e një procesi analitik e logjik të marrjes së vendimeve dhe nxitjen e një zbatimi të suksesshëm të këtyre vendimeve.
Departamenti për Politika Zhvillimore ka dy Divizione:
- Divizioni për Bashkëpunim Arkivor Ndërkombëtar dhe
- Divizioni për Politika Zhvillimore.
Fushëveprimi i Departamentit për Politikat Zhvillimore është:
Udhëheq dhe cakton objektivat për departamentin e Politikave Zhvillimore, të cilat i kontribuojnë objektivave të ASHAK-së dhe menaxhon programin e punës për realizimin e tyre;
Kontribuon dhe shqyrton rekomandimet që kërkojnë vendimmarrje për nivel më të lartë;
Analizon dhe vlerëson proceset e rregullta të punës që duhet të miratohen brenda afateve të shkurtra, si dhe baraspeshon rekomandimet e drejtuesve vartës;
Koordinon punën në mes të divizioneve dhe shërbimit të këtij Departamenti;
Planifikon punët profesionale dhe përcjell realizimin e tyre;
Përgatitë projekte për përparimin e shërbimit arkivor në lëmin e komunikimit, planifikimit etj.
Zbaton aplikimin e standardeve ndërkombëtare të Këshillit Ndërkombëtar të Arkivistëve;
Merr pjesë në punën hulumtuese shkencore të ASHAK-së në bashkëpunimin ndërkombëtar me institucionet arkivore, si dhe organizon veprimtarinë botuese në ASHAK;
Harton projekte të bashkëpunimit me arkivat e ndryshme të botës;
Kryen edhe punë të tjera bazuar në Ligjin për Arkivat Shtetërore;