Departamenti i Arkivave Nderkomunnale dhe Inspeksionit
DEPARTAMENTI I ARKIVAVE NDËRKOMUNALE DHE INSPEKSIONIT
Departamenti - punët dhe detyrat e tij i kryen përmes koordinimit mes Arkivave Ndërkomunale me qendrën brenda ASHAK dhe inspektimit (Sektorit të Inspeksionit);
Arkivat Ndërkomunale të Republikës së Kosovës, të cilat funksionojnë brenda këtij Departamenti, në kuadër të Agjencionit janë:
1. ARKIVI NDËRKOMUNAL I PRISHTINËS, mbulon fondkrijuesit në: Prishtinë, Drenas, Fushë Kosovë, Podujevë, Lipjan, Obiliq dhe Graçanicë;
2. ARKIVI NDËRKOMUNAL I MITROVICËS, mbulon fondkrijuesit në: Mitrovicë, Skenderaj, Vushtrri, Zveqan, Leposaviq dhe Zubinpotok;
3. ARKIVI NDËRKOMUNAL I PEJËS, mbulon fondkrijuesit në: Pejë, Klinë, Deçan, Junik dhe Burim;
4. ARKIVI NDËRKOMUNAL I GJAKOVËS, mbulon fondkrijuesit në: Gjakovë, Malishevë dhe Rahovec;
5. ARKIVI NDËRKOMUNAL I PRIZRENIT, mbulon fondkrijuesit në: Prizren, Suharekë, Dragash dhe Mamushë; dhe
6. ARKIVI NDËRKOMUNAL I GJILANIT, mbulon fondkrijuesit në: Gjilan, Ferizaj, Kaçanik, Han të Elezit, Shtërpcë, Shtime, Dardanë (Kamenicë), Artanë (Novobërdë), Viti, Ranilluk, Partesh dhe Kllokot.
(Është propozuar që të formohet edhe Arkivi Ndërkomunal në Ferizaj që do të mbulonte fondkrijuesit në: Ferizaj, Kaçanik, Han të Elezit, Shtërpcë dhe Shtime.)
Në kuadër të Arkivave Nërkomunale, punët dhe detyrat kryhen përmes tre sektorëve:
- Sektori për rregullimin dhe përpunimin e lëndës arkivore;
- Sektori për mbrojtjen e lëndës arkivore; dhe
- Sektori i Depos.
SEKTORI I INSPEKSIONIT, përbëhet prej inspektorëve në qendër dhe në Arkiva Ndërkomunale.