Historik i shkurt i Arkivit Ndërkomunal të Prishtinës
Arkivi i Qytetit të
Prishtinës u themelua më 21 janar 1969. Kompetencat territoriale në fillim
ishin shtrirë në territorin e komunës së: Prishtinës, Lypjanit, Podujevës,
Kaçanikut, Ferizajt dhe Drenasit . Mirëpo, ky bashkëpunim nuk funksionoi në
mënyrë të duhur. Përveç Kuvendit të Komunës së Kaçanikut, i cili krijoi njësinë
arkivore në kuadrin e këtij Arkivi që
funksionoi deri në vitin 1993, kuvendet tjera komunale nuk bënin
financimin dhe më vonë krijuan arkiva të veçanta. Tani kompetencat territoriale
të arkivit shtrihen në territorin e komunës së Prishtinës, Fushë-Kosovës, Obiliqit
dhe Novobërdës.