Shërbimet në Sallën e Leximit
Shërbimi
i dokumenteve, që ruhen në ASHAK është një e drejtë e pamohueshme. Personat fizik dhe institucionet janë të barabartë në të drejtën për shërbimin arkivor
Dokumentet shërbehen për qëllime shkencorë,
ekonomikë, social-kulturorë e të veprimtarisë së administratës shtetërore, si
dhe për plotësimin e të drejtave dhe interesave vetanake të qytetarëve.
Të gjitha shërbimet që ofrohen në ASHAK jepen duke u bazuar në Ligjin për Arkivat Shtetërore 04/L-088.
Salla e leximit është e hapur gjatë gjithë ditëve të javës ( e Hënë deri të Premten) prej orës 09.00 deri në orën 15.00. Salla është e mbyllur vetë gjatë ditëve të festave zyrtare.
Salla e leximit punon: E hënë -E premte
Puna me hulumtues fillon prej orës 9:00 deri 15:00.
Për shërbimet e ofruara aplikohen tarifat nga Rregullorja për
tarifa e ASHAK-së.