Historik i shkurt i Arkivit Ndërkomunal të Mitrovicës
Arkivi Ndërkomunal i Mitrovicës u themelua në vitin 1968, i cili punës ia filloi në dhjetor të vitit 1970. Kompetencat e këtij arkivi shtriheshin në territorin e komunës së Vushtrrisë, Skenderajt, Leposaviqit dhe Mitrovicës. Më vonë nga ky arkiv u ndanë si të pavarur Arkivi i Vushtrrisë dhe Arkivi i Skenderaj. Mirëpo, me themelimin e komunave të reja të Zubin Potokut dhe Zveçanit, kompetencat territoriale të këtij arkivi prapë mbetën nën mbikëqyrjen e këtij Arkivi.