Aktualitete

VIZITA E SHFMU,,ZENEL HAJDINI”, TËRSTENIK, SHFMU,,HASAN PRISHTINA” - SEMETISHT DHE E GJIMNAZIT ,,EQREM QABEJ” - PRISHTINË

Vizita e nxënësve të SHFMU,,Zenel Hajdini” nga fshati Tërstenik

Ekspozita,, Kosova pas Luftës së Dytë Botërore në dokumente arkivore"

Më 15 shkurt 2023, Agjencia Shtetërore e Arkivave e Kosovës në kuadër të aktiviteteve për...
Pensionimi i Drejtorit te ANK-Peje

27.01.2023 Pas shumë vitesh pune të palodhshme, sot doli në pension Drejtori i Arkivit Ndërkomunal të...
Hapja e Ekspozitës ,,Kosova në Arkivin e Shtetit Shqiptar”, në Universitetin ,, Ukshin Hoti” në Prizren

Me rastin e 14 vjetorit të Pavarësisë së Kosovës, Agjencia Shtetërore e Arkivave e Kosovës...
KRYESHEFI EKZEKUTIV I AGJENCISË SHTETËRORE TË ARKIVAVE TË KOSOVËS PRITI NË TAKIM DREJTORIN E PËRGJITHSHËM TË ARKIVAVE TË TURQISË Z. ÜGUR ÜNAL

Dje, më 9 shkurt 2022, Agjencinë Shtetërore të Arkivave të Kosovës e vizitoi Drejtori i...
VIZITË ZYRTARE E DELEGACIONIT TË AGJENCISË SHTETËRORE TË ARKIVAVE TË KOSOVËS NË DREJTORINË E PËRGJITHSHME TË ARKIVAVE TË TURQISË

Me ftesë të Drejtorit të Përgjithshëm të Arkivave të Turqisë z. Ügur Unal delegacioni...
28 nëntor 2021- Ekspozita në Kalanë e Tiranës

Sërish nikoqire Kalaja e Tiranës!Agjencia Shtetërore e Arkivave e Kosovës, Drejtoria e Përgjithshme e...
27 nëntor 2021-Nënshkrimi i Marrëveshjes së Bashkëpunimit AShAK-DPA

Në kuadër të zhvillimit të aktiviteteve të përbashkëta të dy qeverive, Shqipëri...
Ekspozita në Vlorë

Në kuadër të manifestimeve për 28 Nëntorin, Shpalljen e Pavarësisë së...

Aktualitete



KONFERENCA E V MBARËKOMBËTARE E ARKIVISTIKËS

Më 5 qershor 2021, Agjencia Shtetërore e Arkivave të Kosovës dhe Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave të Shqipërisë në bashkëpunim me Komunën e Tuzit në Mal të Zi, organizuan Konferencën e V Mbarëkombëtare të Arkivistikës. Qëllimi i organizimit të Konferencë është që të mbledh ekspertët dhe studiuesit e arkivave të vendeve shqipfolëse dhe të arkivave të rajonit, për të diskutuar rreth evoluimit të arkivistikës, problematikave, metodologjisë së studimit, digjitalizimin si dhe përmirësimin e infrastrukturës dhe veprimtarisë arkivore. Hapjen e Konferencës e bëri z. Mark Lucgjonaj, i cili u shpreh se “Është kënaqesi e veçantë për Komunën e Tuzit, që së bashku me dy institucione mjaftë të rëndësishme siç janë AShA e Kosovës dhe DPA të Shqipërisë të organizojmë Konferencën e V Mbarëkombëtare. Nga Agjencia Shtetërore e Arkivave të Kosovës të pranishmit i përshëndeti Kryeshefi Ekzekutiv Mr.Sc.Bedri Zyberaj, i cili në emër të të gjithë pjesëmarrësve falënderoi Komunën e Tuzit, për përkrahjen dhe mbështetjen që i dhanë dy arkivave në mbajtjen e Konferencës së V në Tuz. Ndërsa, Drejtori i DPA të Shqipërisë, Prof.asoc.dr Ardit Bido tha se “Është kënaqësi e vaçantë që së fundmi, Konferenca Mbarëkombëtare e Arkivistikës po zhvillohet në Tuz, po zhvillohet në Malësi sepse që kur e kemi nisur këtë konferencë të përbashkët mbarëkombëtare të arkivistikës në fakt ne kemi vendosur që kjo do të jetë konferencë e shqiptarëve ngado. Jo si pikëpamje nacionaliste po si një pikëpamje thellësisht patriotike dhe profesionale. Arkivat e kombit tonë janë një. Mund të jenë të ndara në institucione të ndryshme, mund të jenë të ndara në shtete të ndryshme por kur vjen fjala për historinë tonë ajo histori është kombëtare”. më shumë

Hapja e Ekspozitave ne Pejë

Më 29.4.2021, me fillim në ora 10, në Sheshin ,, Skënderbeu" në qytetin e Pejës, Agjencia Shtetërore e Arkivave të Kosovës rihapi ekspozitat ,,Vullkani" i Republikës, e cila u përgatit për nder të 40 vjetorit të demonstratave të vitit 1981 dhe ,, 70 vjet Arkiv", e përgatitur me rastin e shënimit të 70 vjetorit të themelimit të Arkivit të Kosovës.më shumë

Hapja e ekspozitave në Gjakovë

Më 26.4.2021, në Platonë e Shetitores pranë lumit Krena të qytetit Gjakovë, me fillim nga ora 09.00, Agjencia Shtetërore e Arkivave e Kosovës rihapi dy ekspozitat: “Vullkanin e Republikës”, ekspozitë për nder të 40-vjetorit të demonstratave të vitit 1981 dhe ekspozitën “70 vjet arkiv” me rastin e 70 vjetorit të themelimit të Arkivit të Kosovësmë shumë

Hapja e ekspozitës “Vullkani” i Republikës dhe “70 vjet Arkiv” në sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë

Më 12 prill 2021, Agjencia Shtetërore e Arkivave e Kosovës, në sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë hapi ekspozitën njëditore “Vullkani” i Republikës dhe “70 vjet Arkiv”. Ekspozitën e hapi Kryeshefi Ekzekutiv i AShAK-së z. Bedri Zyberaj, i cili ndër të tjerat tha: “Sot hapim dy ekspozita të cilat i kemi realizuar muajve të fundit. E para ka të bëjë me përvjetorin e demonstratave të vitit 1981 dhe e dyta që ka të bëjë ekskluzivisht me institucionin tonë, 70-vjetorin e arkivit tonë. Për t’i shënuar të dy këto jubile, ne kemi përgatitur ekspozitën ‘Vullkani i Republikës’ dhe ‘70 vjet arkiv’. Në ekspozitën e parë qytetarët mund të shohin pjesë të shtypit të kohës, i cili ka pasur përpjekje për të deformuar të vërtetën”, ndërsa në ekspozitën ,,70 Vjet Arkiv”, qytetarët mund të shohin rrugëtimin e Arkivit përmes dokumenteve që nga themelimi i tij deri në ditët e sotme. Pavarësisht gjendjes me pandeminë COVID-19, interesimi i qytetarëve për të parë këto dy ekspozita ishte mjaftë i madh.më shumë

previous

17-20 Nga 97

next

Arkiva Elektronike

Adresa: Rr. „Arbnor e Astrit Dehari” nr.25 | 10000 Prishtinë, Republika e Kosovës
Tel. Fix. 038/555-139, Centrix. 038/20015023
All rights reserved - © 2013 - Agjencia Shtetërore e Arkivave të Kosovës