Aktualitete

VIZITË ZYRTARE E DELEGACIONIT TË AGJENCISË SHTETËRORE TË ARKIVAVE TË KOSOVËS NË DREJTORINË E PËRGJITHSHME TË ARKIVAVE TË TURQISË
Me ftesë të Drejtorit të Përgjithshëm të Arkivave të Turqisë z. Ügur Unal delegacioni i AShAK-së, i përbërë nga Kryeshefi Ekzekutiv z. Bedri Zyberaj, z. Ruzhdi Panxha- Drejtor i Departamentit, znj. Fikrie Berisha- Drejtore e ANK Prishtinë dhe znj. Hatixhe Ahmedi- zyrtare për dokumente osmane, prej dates 7 - 10 dhjetor, janë në vizitë zyrtare në Arkivin Osman në Stamboll. Delegacioni u prit nga Drejtori Gjeneral i Arkivit z.Uğur Ünal dhe bashkëpunëtorët e tij. Qëllimi i vizitës ishte thellimi bashkëpunimit mes dy Institucioneve Arkivore, hulumtimet në Arkiva, si dhe shkëmbimi i ekspertëve dhe i përvojave për fushën e arkivistikës.Me këtë rast, delegacioni i Agjencisë Shtetërore të Arkivave të Kosovës vizitoi mjediset dhe sektorët e ndryshëm të Arkivit osman Digjitalizimi, Restaurimi si: Rregullimi, Depoja, shërbimi në sallë etj., ku u panë së afërmi puna dhe aktivitetet e këtyre sektorëve. I shoqëruar nga drejtori Unal, delegacioni i ASHAK-së vizitoi dhe Bibliotekën ,,Sulejmanije" ku u pritën nga Drejtori i kësaj Biblioteke z.Muhittin Maxhit.më shumë

28 nëntor 2021- Ekspozita në Kalanë e Tiranës
Sërish nikoqire Kalaja e Tiranës!Agjencia Shtetërore e Arkivave e Kosovës, Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave e Shqipërisë dhe Kalaja e Tiranës përsëri bashkë në aktivitet!Është kënaqësi dhe privilegj, që në një ditë madhështore për të gjithë shqiptarët anembanë trojeve shqiptare, siç është 28 Nëntori, në ambientet e Kalasë së Tiranës të hapim ekspozitën ,, Nga nëntorët vijmë në nëntorë shkojmë”. Ekspozitën me një fjalë rasti e hapi nikoqirja e Kalasë së Tiranës znj. Klodiana Toptani. Gjithashtu, fjalë rasti me rastin e hapjes patën Kryeshefi i Agjencisë Shtetërore të Arkivave të Kosovës z. Bedri Zyberaj dhe znj. Elsa Saka nga Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave të Shqipërisë. I pranishëm në hapje të ekspozitës ishte edhe Ambasadori i Kosovës në Shqipëri z. Skënder Durmishi. Znj Toptani si gjithmonë me surpriza duke na sjell grupin e valltarëve të fëmijëve ,,Shqiponjat", të cilët na kënaqën me vallet e tyre si dhe e bënë më madhështor këtë eveniment. Nuk mungoi as torta me flamur, që ishte përgatitur enkas për këtë eveniment.më shumë

27 nëntor 2021-Nënshkrimi i Marrëveshjes së Bashkëpunimit AShAK-DPA
Në kuadër të zhvillimit të aktiviteteve të përbashkëta të dy qeverive, Shqipëri – Kosovë, Agjencia Shtetërore e Arkivave e Kosovës dhe Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave e Shqipërisë, nënshkruan Marrëveshjen e Bashkëpunimit. Me këtë edhe njëherë, dy krerët e institucioneve z. Bedri Zyberaj dhe z. Ardit Bido dëshmuan vullnetin dhe përkushtimin maksimal për të vazhduar bashkëpunimin edhe në të ardhmen, i cili asnjëherë nuk ka munguar. Marrëveshja në fjalë synon të thellojë edhe më shumë bashkëpunimin mes dy institucioneve, me theks të veçantë unifikimin e shërbimit arkivor për hulumtuesit dhe të interesuarit e tjerë për thesarin arkivor.Nënshkrimi i marrëveshjes u bë në Tiranë, në Teatrin Kombëtar të Operas dhe Baletit, Sheshi Skënderbej, në prani të Ministrave dhe përfaqësuesve të të dyja qeverive.më shumë

Ekspozita në Vlorë
Në kuadër të manifestimeve për 28 Nëntorin, Shpalljen e Pavarësisë së Shqipërisë, Agjencia Shtetërore e Arkivave e Kosovës dhe Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave e Shqipërisë në bashkëpunim me Bashkinë e Vlorës, hapën ekspozitën ,, Nga nëntorët vijmë në nëntorë shkojmë”. Ekspozita u hap në Qendrën Historike TID Vlora. më shumë