Agjencia Shtetërore e Arkivave të Kosovës

Ekspozita,, Kosova pas Luftës së Dytë Botërore në dokumente arkivore"
Më 15 shkurt 2023, Agjencia Shtetërore e Arkivave e Kosovës në kuadër të aktiviteteve për shënimin e 15 vjetorit të Shpalljes së Pavarësisë së Kosovës, hapi ekspozitën “Kosova pas Luftës së Dytë Botërore në dokumente arkivore”. më shumë

Pensionimi i Drejtorit te ANK-Peje
27.01.2023 Pas shumë vitesh pune të palodhshme, sot doli në pension Drejtori i Arkivit Ndërkomunal të Pejës z. Bajram Kelmendi. Bajram Kelmendi që nga viti 2004, punoi me përkushtimin më të madh në pasurimin e arkivit me fonde arkivore, si dhe në përkrahjen dhe ngritjen profesionale të stafit të ANK-Pejë. Ai në këtë pozitë u shqua për përvojën dhe angazhimin e tij maksimal në arritjen e rezultateve të mira në ANK-Pejë, për të cilën në mesin e gjithë kolegëve gëzoi një respekt të veçantë. Me këtë rast, Zv. Drejtori Ekzekutiv i AShAK-së, z. Hysen Azemi i dha Mirënjohje për punën dhe kontributin e dhënë në pozitën e Drejtorit të ANK-Pejë.Drejtor i ANK-Pejë, z. Bajram Kelmendi, ta gëzoni pensionin e merituar me shëndet dhe jetë të gjatë!më shumë

Hapja e Ekspozitës ,,Kosova në Arkivin e Shtetit Shqiptar”, në Universitetin ,, Ukshin Hoti” në Prizren
Me rastin e 14 vjetorit të Pavarësisë së Kosovës, Agjencia Shtetërore e Arkivave e Kosovës në bashkëpunim me Universitetin ,, Ukshin Hoti” në Prizren, sot, më 15 shkurt 2022, në ora 11, në oborrin e Universitetit ,,Ukshin Hoti” në Prizren, hapën ekspozitën ,,Kosova në Arkivin e Shtetit Shqiptar". Kryeshefi Ekzekutiv i AShAK-së, z. Bedri Zyberaj, në fjalën e tij me rastin e hapjes së ekspozitës ndër të tjera theksoi se ekspozita në fjalë prezanton copëra të historisë sonë të përbashkët, të cilat ruhen në Arkivin e Shtetit Shqiptar. më shumë
KRYESHEFI EKZEKUTIV I AGJENCISË SHTETËRORE TË ARKIVAVE TË KOSOVËS PRITI NË TAKIM DREJTORIN E PËRGJITHSHËM TË ARKIVAVE TË TURQISË Z. ÜGUR ÜNAL
Dje, më 9 shkurt 2022, Agjencinë Shtetërore të Arkivave të Kosovës e vizitoi Drejtori i Përgjithshëm i Arkivave të Turqisë z.Uğur Ünal, i shoqëruar nga zëvendësambasadorja e Turqisë në Republikën e Kosovës, znj Dilara Çelik.Qëllimi i vizitës ishte thellimi bashkëpunimit mes dy Institucioneve Arkivore, i cili asnjëherë nuk ka munguar. Të dy udhëheqësit e institucioneve arkivore, shprehën gatishmërinë për ta pasuruar dhe thelluar bashkëpunimin, i cili do të jetë në nivelin më të lartë zyrtar, dhe u zotuan që do t’i përkrahin, mbështesin, promovojnë dhe realizojnë aktivitetet e njëra tjetrës në fushën e arkivistikës. Drejtori i Përgjithshëm i Arkivave të Turqisë z. Uğur Ünal pat rastin të vizitojë mjediset e punës së ASHAK, si: Depon, laboratorin e digjitalizimit, laboratorin e restaurimit-konservimit dhe sallën e leximit, me ç ‘rast Ünal shprehi admirimin e tij për punën që kryhet në këtë institucion.më shumë