Përgatitja profesionale
Agjencia Shtetërore e Arkivave të Kosovës çdo vit në mënyrë të rregullt organizon Trajnime dhe Seminare profesionale në fushën e arkivistikës për nëpunësit e nivelit qendror dhe local, si dhe për kuadrin e punësuar në ASHAK.
Këto Trajnime dhe Seminare kanë për qëllim ngritjen dhe aftësimin profesional të arkivistëve. Pra, rëndësi e veçantë i kushtohet ngritjes profesionale dhe aftësimit të kuadrove arkivore, për këtë qëllim dërgohen arkivistë në aftësime të organizuara brenda dhe jashtë vendit.
Stafi i angazhuar në trajnim ka një përvojë të gjatë në fushën e arkivistikës dhe të administrimit me dokumente, duke dhënë rezultate të shkëlqyera, ku pas çdo trajnimi dhe seminari është vlersuar shumë lartë puna e tyre si nga pjesëmarrësit, po ashtu edhe nga këshilli organizativ.
Kohëve
të fundit rëndësi e veçantë i kushtohet menaxhimit të dokumenteve elektronike.