Aktualitete

VIZITA E SHFMU,,ZENEL HAJDINI”, TËRSTENIK, SHFMU,,HASAN PRISHTINA” - SEMETISHT DHE E GJIMNAZIT ,,EQREM QABEJ” - PRISHTINË

Vizita e nxënësve të SHFMU,,Zenel Hajdini” nga fshati Tërstenik

Ekspozita,, Kosova pas Luftës së Dytë Botërore në dokumente arkivore"

Më 15 shkurt 2023, Agjencia Shtetërore e Arkivave e Kosovës në kuadër të aktiviteteve për...
Pensionimi i Drejtorit te ANK-Peje

27.01.2023 Pas shumë vitesh pune të palodhshme, sot doli në pension Drejtori i Arkivit Ndërkomunal të...
Hapja e Ekspozitës ,,Kosova në Arkivin e Shtetit Shqiptar”, në Universitetin ,, Ukshin Hoti” në Prizren

Me rastin e 14 vjetorit të Pavarësisë së Kosovës, Agjencia Shtetërore e Arkivave e Kosovës...
KRYESHEFI EKZEKUTIV I AGJENCISË SHTETËRORE TË ARKIVAVE TË KOSOVËS PRITI NË TAKIM DREJTORIN E PËRGJITHSHËM TË ARKIVAVE TË TURQISË Z. ÜGUR ÜNAL

Dje, më 9 shkurt 2022, Agjencinë Shtetërore të Arkivave të Kosovës e vizitoi Drejtori i...
VIZITË ZYRTARE E DELEGACIONIT TË AGJENCISË SHTETËRORE TË ARKIVAVE TË KOSOVËS NË DREJTORINË E PËRGJITHSHME TË ARKIVAVE TË TURQISË

Me ftesë të Drejtorit të Përgjithshëm të Arkivave të Turqisë z. Ügur Unal delegacioni...
28 nëntor 2021- Ekspozita në Kalanë e Tiranës

Sërish nikoqire Kalaja e Tiranës!Agjencia Shtetërore e Arkivave e Kosovës, Drejtoria e Përgjithshme e...
27 nëntor 2021-Nënshkrimi i Marrëveshjes së Bashkëpunimit AShAK-DPA

Në kuadër të zhvillimit të aktiviteteve të përbashkëta të dy qeverive, Shqipëri...
Ekspozita në Vlorë

Në kuadër të manifestimeve për 28 Nëntorin, Shpalljen e Pavarësisë së...

Historiku

Fillet e punës institucionale arkivore në Kosovë  datojnë që pas përfundimit të Luftës së Dytë Botërore, respektivisht në vitin 1948, kur në kuadër të Drejtoratit Krahinor për Arsim dhe  Kulturë, formohet Qendra Arkivore, e cila kujdesej për mbrojtjen dhe evidentimin e lëndës arkivore.

Më 20 mars 1951 me Vendimin e Këshillit Krahinor themelohet Arkivi Shtetëror Krahinor i Kosovës dhe me këtë fillon funksionimi i shërbimit arkivor në Kosovë. 

Ky institucion deri në vitin 1965 ishte nën mbikëqyrjen dhe financimin e drejtpërdrejtë të Këshillit Ekzekutiv Krahinor të Kosovës

Pas vitit 1968 filluan të formohen arkivat rajonale dhe ato komunale, me çka fillon edhe ndërtimi i rrjetit arkivor në territorin e Kosovës: themelohet Arkivi ndërkomunal i Prizrenit, pastaj i Pejës, Mitrovicës, Gjilanit, Prishtinës dhe Arkivi Historik i Gjakovës.

Pas suprimimit të autonomisë së Kosovës dhe vendosjes së masave të dhunshme në të gjitha institucionet e vendit, edhe Arkivi i Kosovës administrohet nga këto masa të dhunshme. 

Ndërsa, pas mbarimit të luftës së fundit në Kosovë (vitet 1998-1999), sikurse edhe veprimtaritë tjera, edhe shërbimi arkivor pësoi  ndryshime pozitive.

 Fillimisht shërbimi arkivor në Kosovë ishte  në kuadër të Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit, por duke u bazuar  në përvojat  evropiane, me Ligjin Nr. 02/L-80, datë 13 korrik 2006, administrimi me arkiva në kuadër të Qeverisë së Kosovës merr një formë të re të organizimit: Arkivat organizohen në Agjenci Shtetërore në kuadër të Zyrës së Kryeministrit deri më 31.12.2016, ndërsa me vendim të Qeverisë nga 01.01.2017 kalon në kuadër të Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit.


Arkiva Elektronike

Adresa: Rr. „Arbnor e Astrit Dehari” nr.25 | 10000 Prishtinë, Republika e Kosovës
Tel. Fix. 038/555-139, Centrix. 038/20015023
All rights reserved - © 2013 - Agjencia Shtetërore e Arkivave të Kosovës