Aktualitete

HULUMTIME NË ARKIVIN SHTETËRORE TË AUSTRISË

Nga data 05 deri 10 nëntor 2017, në kuadër të Marrëveshjes së Bashkëpunimit në mes të...
VIZITË ZYRTARE NË ARKIVIN SHTETËROR TË REPUBLIKËS SË KROACISË

Më datën 6-8 nëntor 2017, Kryeshefi Ekzekutiv i ASHAK-së z. Ramë Manaj dhe Drejtori e DAF-it z. Hamit...
HULUMTIME NË ARKIVIN SHTETËROR TE DUBROVNIKUT

Më 16- 21 tetor 2017, u realizua hulumtimi i lëndës arkivore në Arkivin Shtetëror të Dubrovnikut....
Më 05.10. 2017, Agjencinë Shtetërore të Arkivave të Kosovës e vizitoi Sekretari i përgjithshëm i Ministrisë së kulturës, rinisë dhe sportit z. Veton Firzi dhe drejtori i Departamentit të administratës z. Feim Maliqaj.

Më 05.10. 2017, Agjencinë Shtetërore të Arkivave të Kosovës e vizitoi Sekretari i...
PJESËMARRJE NË KONFERENCËN E 30 –TË NDËRKOMBËTARE “ARHIVSKA PRAKSA 2017” NË TUZËLL –BOSNJE DHE HERCEGOVINË

Kryeshefi Ekzekutiv i ASHAK-së z. Ramë Manaj, prej datës 27-29 shtator 2017 mori pjesë në...
HULUMTIME NË ARKIVIN SHTETËRORE OSMAN TË REPUBLIKËS SË TURQISË

Në kuadër të Marrëveshjes së Bashkëpunimit me Drejtorinë e Përgjithshme të Arkivave...
NËNSHKRIMI I MARRËVESHJES PËR BASHKËPUNIM NË MES TË AGJENCISË SHTETËRORE TË ARKIVAVE TË KOSOVËS DHE SHOQATËS SË SHKRIMTARËVE DHE ARTISTËVE SHQIPTARË “PAPA KLEMENTI XI ALBANI”, SUEDI.

Më 18.07.2017, në ambientet e Bibliotekës Kombëtare Agjencia Shtetërore e Arkivave të Kosovës...
MË 29.05. 2017, AGJENCINË SHTETËRORE TË ARKIVAVE TË KOSOVËS E VIZITON NJË DELEGACION NGA AGJENCIA E ARKIVAVE SHTETËRORE TË BULLGARISË

Delegacioni kryesohet nga z. Mihail Gruev- Drejtor i Përgjithshëm, z. Georgi Chernev- Sekretar, znj. Plamka...
12 maj 2017, Konferenca \"Arkivat dhe puna arkivore në trevat e shqiptarëve në shek. XX – XXI\"

Më 12 maj 2017, mbahet Konferencë Ndërkombëtare e Arkivistikës “Arkivat dhe puna arkivore në...
MË 21.04. 2017, AGJENCINË SHTETËRORE TË ARKIVAVE TË KOSOVËS E VIZITOI MINISTRI I KULTURËS, RINISË DHE SPORTIT Z. KUJTIM SHALA

Më datë 21.04.2017 Agjencinë Shtetërore të Arkivave të Kosovës e vizitoi Ministri i...

Historik i shkurt i Arkivit Ndërkomunal të Gjakovës

                                    ARKIVI NDËRKOMUNAL GJAKOVË


Arkivi Ndërkomunal në Gjakovë si institucion me rëndësi të posaçme shoqërore, kulturore është themeluar me iniciativën e Kuvendit Komunal në Gjakovë me aktvendimin Nr. Pi. 5880/1 me 17 Dhjetor 1971, me qëllim që të mblidhet dhe të ruhet materiali dokumentar.  Zyrtarizimi i Arkivit, atë kohë Historik u bë më 1972, kur Kuvendi i Komunës lëshoi vendimin për fillimin e rregullt të punës. 


Arkivi Ndërkomunal  ka qenë i vendosur për shumë vite në objektin e ish Kuvendit Komunal (Këshilli i vjetër), pastaj ka kaluar në objektin Kulla e Abdullah Pashë Drenit, prap po me vendim të Kuvendit Komunal iu është ndërruar lokacioni dhe tash gjendet në objektin e ish Bankosit. Fatkeqësisht lokacioni është ndërruar shumë herë por me punën dhe angazhimin maksimal të Drejtorit dhe stafit, lënda arkivore nuk është dëmtuar.   


Arkivin Ndërkomunal në fillim e ka udhëhequr Drejtori Xhafer Nushi, pastaj Drejtori Shefqet Vokshi të cilin në periudhën sa ka qenë i burgosur politik gjatë viteve 

1999 – 2001, e ka zëvendësuar zyrtari Menduh Haxhibeqiri.


Që nga viti 2009 Drejtor është emëruar Valdrin Shehu i cili vazhdon të udhëheq edhe sot.


Arkivi Ndërkomunal Gjakovë mbulon fondkrijuesit: Gjakovë, Rahovec dhe Malishevë.


Numri i fondeve në ANK – Gjakovë është: 110 Fonde, ku përmban:

Kuti = 852

Regjistra = 607

Dosje = 226

Libra të diplomave = 54

Ditarë = 25; ditarë me amëza = 442; amëza = 199

Revista = 70 copë.


 Po ashtu, Arkivi posedon edhe një bibliotekë modeste.








Gjakovë, JANAR 2017



 

Arkiva Elektronike

Adresa: Rr. Çlirimi, nr 25, 10000 Prishtinë Kosovë
Tel. Fix. 038/555-139, Centrix. 038/20015023
All rights reserved - © 2013 - Agjencia Shtetërore e Arkivave të Kosovës