Historik i shkurt i Arkivit Ndërkomunal të Prishtinës

Arkivi i Qytetit të Prishtinës u themelua më 21 janar 1969. Kompetencat territoriale në fillim ishin shtrirë në territorin e komunës së: Prishtinës, Lypjanit, Podujevës, Kaçanikut, Ferizajt dhe Drenasit . Mirëpo, ky bashkëpunim nuk funksionoi në mënyrë të duhur. Përveç Kuvendit të Komunës së Kaçanikut, i cili krijoi njësinë arkivore në kuadrin e këtij Arkivi që  funksionoi deri në vitin 1993, kuvendet tjera komunale nuk bënin financimin dhe më vonë krijuan arkiva të veçanta. Tani kompetencat territoriale të arkivit shtrihen në territorin e komunës së Prishtinës, Fushë-Kosovës, Obiliqit dhe Novobërdës.

  

Arkiva Elektronike

Adresa: Rr. „Arbnor e Astrit Dehari” nr.25 | 10000 Prishtinë, Republika e Kosovës
Tel. Fix. 038/555-139, Centrix. 038/20015023
All rights reserved - © 2013 - Agjencia Shtetërore e Arkivave të Kosovës