Departamenti i Veprimtarisë Arkivore


Departamenti i Veprimtarisë Arkivore është njeri prej katër (4) Departamenteve në përbërje të Agjencisë Shtetërore të Arkivave të Kosovës.


Ky departament është organizmi themelor pranë Agjencisë. Roli dhe detyrat e tij dalin nga Ligji për Arkivat Shtetërore Nr. 04/L-088, dhe Rregulloret e  Agjencisë për: grumbullimin, klasifikimin, sistematizimin, rregullimin, ruajtjen, mbrojtjen e deri të dhënia në shfrytëzim te dokumentacionit arkivor më vlera të përhershme. 


Dokumentet arkivore ruhen, rregullohen dhe përpunohen në kuadër të fondit dhe koleksioneve, përkatësisht sipas tërësive burimore të krijuesve të dokumenteve arkivore, sipas parimeve, metodave dhe standardeve  të punës, të aprovuara në nivel kombëtar dhe ndërkombëtar, siç janë standardet e Këshillit Ndërkombëtar të Arkivistëve, CIBAL. Standardi Ndërkombëtar ISO 15489; Standardi i Përgjithshëm Ndërkombëtar për Përshkrimin e Lëndës Arkivore ISAD (G), Standardi Ndërkombëtar për Dokumente Arkivore të Normuara për persona juridik dhe fizik ISAAR (CPF), Standardi Ndërkombëtar për përshkrimin e institucioneve më lëndë arkivore ISDIAH. 

Departamenti për veprimtari arkivore përbëhet nga tri Divizione: 1. Divizioni i rregullimit dhe përpunimit të dokumenteve arkivore; 2. Divizioni për mbrojtjen e dokumenteve arkivore, dhe 3. Divizioni i Depos.

1.    Divizioni i rregullimit dhe përpunimit të dokumenteve arkivore -  merret me klasifikimin, sistematizimin, përpunimin, rregullimin me  të gjitha fazat e  dokumentacionit arkivor sipas standardeve ndërkombëtare për ruajtje të përhershme, në ato fonde dhe koleksione arkivore që kanë vlerë të përhershme.

2.    Divizioni i mbrojtjes së dokumenteve arkivore -  merret më restaurimin, konservimin dhe shërimin e të gjitha dokumenteve arkivore që kanë nevojë. 

3.    Divizioni i Depos- përkujdeset për ruajtjen, mbrojtjen dhe strehimin e të gjitha dokumenteve arkivore. Përkujdeset për kushtet e ruajtjes së dokumenteve arkivore, për mirëmbajtjen dhe përkujdesjen permanente të ruajtjes si nga faktorët kimik, fizik apo biologjik. Ky Divizion, po ashtu pranon kërkesat e palëve dhe njëkohësisht iu përgjigjet palëve dhe të interesuarve për dokumentet arkivore.


Arkiva Elektronike

Adresa: Rr. „Arbnor e Astrit Dehari” nr.25 | 10000 Prishtinë, Republika e Kosovës
Tel. Fix. 038/555-139, Centrix. 038/20015023
All rights reserved - © 2013 - Agjencia Shtetërore e Arkivave të Kosovës