Aktualitete

HULUMTIME NË ARKIVIN SHTETËRORE TË AUSTRISË

Nga data 05 deri 10 nëntor 2017, në kuadër të Marrëveshjes së Bashkëpunimit në mes të...
VIZITË ZYRTARE NË ARKIVIN SHTETËROR TË REPUBLIKËS SË KROACISË

Më datën 6-8 nëntor 2017, Kryeshefi Ekzekutiv i ASHAK-së z. Ramë Manaj dhe Drejtori e DAF-it z. Hamit...
HULUMTIME NË ARKIVIN SHTETËROR TE DUBROVNIKUT

Më 16- 21 tetor 2017, u realizua hulumtimi i lëndës arkivore në Arkivin Shtetëror të Dubrovnikut....
Më 05.10. 2017, Agjencinë Shtetërore të Arkivave të Kosovës e vizitoi Sekretari i përgjithshëm i Ministrisë së kulturës, rinisë dhe sportit z. Veton Firzi dhe drejtori i Departamentit të administratës z. Feim Maliqaj.

Më 05.10. 2017, Agjencinë Shtetërore të Arkivave të Kosovës e vizitoi Sekretari i...
PJESËMARRJE NË KONFERENCËN E 30 –TË NDËRKOMBËTARE “ARHIVSKA PRAKSA 2017” NË TUZËLL –BOSNJE DHE HERCEGOVINË

Kryeshefi Ekzekutiv i ASHAK-së z. Ramë Manaj, prej datës 27-29 shtator 2017 mori pjesë në...
HULUMTIME NË ARKIVIN SHTETËRORE OSMAN TË REPUBLIKËS SË TURQISË

Në kuadër të Marrëveshjes së Bashkëpunimit me Drejtorinë e Përgjithshme të Arkivave...
NËNSHKRIMI I MARRËVESHJES PËR BASHKËPUNIM NË MES TË AGJENCISË SHTETËRORE TË ARKIVAVE TË KOSOVËS DHE SHOQATËS SË SHKRIMTARËVE DHE ARTISTËVE SHQIPTARË “PAPA KLEMENTI XI ALBANI”, SUEDI.

Më 18.07.2017, në ambientet e Bibliotekës Kombëtare Agjencia Shtetërore e Arkivave të Kosovës...
MË 29.05. 2017, AGJENCINË SHTETËRORE TË ARKIVAVE TË KOSOVËS E VIZITON NJË DELEGACION NGA AGJENCIA E ARKIVAVE SHTETËRORE TË BULLGARISË

Delegacioni kryesohet nga z. Mihail Gruev- Drejtor i Përgjithshëm, z. Georgi Chernev- Sekretar, znj. Plamka...
12 maj 2017, Konferenca \"Arkivat dhe puna arkivore në trevat e shqiptarëve në shek. XX – XXI\"

Më 12 maj 2017, mbahet Konferencë Ndërkombëtare e Arkivistikës “Arkivat dhe puna arkivore në...
MË 21.04. 2017, AGJENCINË SHTETËRORE TË ARKIVAVE TË KOSOVËS E VIZITOI MINISTRI I KULTURËS, RINISË DHE SPORTIT Z. KUJTIM SHALA

Më datë 21.04.2017 Agjencinë Shtetërore të Arkivave të Kosovës e vizitoi Ministri i...

Lënda Arkivore

Lënda arkivore e krijuar në trevat e Kosovës deri në fillim të shek. XX është ruajtur shumë pak. Sunduesit e ndryshëm nuk kanë ndërmarrë masa për mbrojtjen, grumbullimin dhe ruajtjen e dokumenteve të shkruara.
Kjo ka ndikuar që në masë të madhe lënda arkivore me prejardhje nga kjo trevë të shkatërrohet ose të bartët jashtë vendit.
 Agjencia Shtetërore e Arkivave të Kosovës është duke kryer punën me përkushtim maksimal në shërbim të misionit të vet të ruajtjes së lëndës arkivore, sistemimit dhe trajtimit të saj duke e bërë të gatshme për të gjithë studiuesit dhe palët e interesuara me qëllim të shfrytëzimit të dokumenteve arkivore.
Shërbimi arkivor mund t`iu sigurojë gjeneratave të cilat vijnë të vërtetën për të kaluarën, nëse i qasen në mënyrë profesionale dhe plotësisht të pavarur, sepse askush nuk ka të drejtë të shkatërrojë  kujtesën historike ose gjurmët e saj.
Ky institucion sot ofron shërbimet arkivore përveç këtu në qendër edhe në 6 qendra rajonale të Kosovës, ka gjithsejtë 99 punëtorë, rreth 13% prej të cilëve janë pjesëtarë të komuniteteve jo shumicë: serbë, turq e boshnjakë.
Si rezultat i punës gjatë viteve, sot në depot e Agjencisë Shtetërore të Arkivave të Kosovës (përfshirë edhe gjashtë Arkivat Ndërkomunale) janë të arkivuara 7938.78 metra lineare gjatësi e lëndës arkivore dhe 1310 fonde, prej të cilave 52% janë të përpunuara e të rregulluara.  Në kuadër të kësaj sasie janë mbi 250.000 dokumente të digjitalizuara dhe mbi 20 kilometra gjatësi lineare mikrofilma me mbi 800.000 dokumente.
Në mesin e këtyre dokumenteve ekzistojnë të tilla që i përkasin periudhave të hershme të historisë kombëtare dhe ndërkombëtare të cilat janë hulumtuar dhe i përkasin periudhës prej shekullit XIII e tutje.
Duhet theksuar se ndarja e fondeve dhe koleksioneve nëpër periudha është bërë mbi bazën e konsultimit të:
a)    Gjendjes faktike nëpër depo.
b)    Librit të Inventarit Hyrës.
c)    Dosjeve të fondeve dhe koleksioneve,
d)    Udhërrëfyesve të botuar
Për më shumë mbi Fondet dhe Koleksionet arkivore që gjenden në ASHAK dhe periodizimin e tyre kliko këtu
 

Arkiva Elektronike

Adresa: Rr. Çlirimi, nr 25, 10000 Prishtinë Kosovë
Tel. Fix. 038/555-139, Centrix. 038/20015023
All rights reserved - © 2013 - Agjencia Shtetërore e Arkivave të Kosovës