Drejtori
Valdrin SHEHU
E-mail: [email protected]
Tel: +37744 – 122692 ; +381390 - 323929
Valdrin Shehu ka lindur më 5 Maj 1983 në Gjakovë.
Ka përfunduar studimet universitare për Orientalistikë në Fakultetin Filologjik të Universitetit të Prishtinës gjatë viteve 2002-2008. Gjatë studimeve, Universiteti i Stambollit i ka ofruar mundësinë për të ndjekur një kurs intensiv të gjuhës turke (T.C. İstanbul Üniversitesi - Yabancı Diller Bölümü Türkçe Kursları), të cilin e ka përfunduar me sukses.
Prej vitit 2008, Valdrini u angazhua në Arkivin Ndërkomunal të Gjakovës, në kuadër të Agjensionit Shtetëror të Arkivave të Kosovës, ku fillimisht punoi si Arkivist/Orientalist. Dedikimi i tij profesional mundësoi që ai të promovohej gjatë vitit të parë të punës në Arkivin Ndërkomunal të Gjakovës, ku rrjedhimisht u emërua si përgjegjës dhe ushtrues detyre i Drejtorit të këtij institucioni. Që nga viti 2009, Valdrini u emërua Drejtor i Arkivit Ndërkomunal të Gjakovës, të cilin vazhdon ta udhëheq dhe sot.
Përveç gjuhës amtare shqipe, Valdrini flet edhe atë turke, si dhe ka njohuri të gjuhës angleze dhe arabe.
Është i certifikuar profesionalisht për arkivistikë dhe menaxhim arkivor klasik e elektronik. Po ashtu, është i trajnuar për Aksion dhe Bashkëpunim të Ekipeve për Siguri në Komunitet nga Departmenti i Drejtësisë të SHBA-ve, në kuadër të Programit për ndihmë ndërkombëtare në trajnim për hetim të krimit (ICITAP).
Për disa vite me radhë, Valdrini ka menaxhuar financat dhe stafin e një biznesi afarist familjar në Gjakovë.
Jeton në Gjakovë me prindërit, bashkëshorten dhe tre fëmijët.