Aktualitete
Java e Arkivit të Hapur
Me rastin e 67 vjetorit të themelimit të Arkivit të Kosovës, Agjencia Shtetërore e Arkivave të Kosovës, nga 26-30 mars 2018, mbajti “Javën e Arkivit të Hapur”. Qëllimi i organizimit të kësaj jave ishte për të sensibilizuar opinionin e gjerë lidhur me rëndësinë dhe punën e Arkivit si institucion. Kështu, më 26 mars 2018, u bë hapja solemne në të cilën prezent ishin profesorë studentë, nxënës e punëtorë shkencor, po ashtu nuk mungoi edhe prezenca e mediave, të cilat gjatë tërë javës i përcollën aktivitetet e ASHAK-së.më shumë
Dorëzimi i Portreteve të Heroit Kombëtar Gjergj Kastrioti- Skënderbeut në Agjencinë Shtetërore të Arkivave të Kosovës
Me qëllim të pasurimit të arkivit më datën 26.03.2018, Prof. Dr. Eqrem Zenelaj i dorëzoi Agjencisë Shtetërore të Arkivave të Kosovës 65 Portrete ( Gravura) të heroit kombëtar Gjergj Kastriotit- Skënderbeut, të hulumtuara në Bibliotekat dhe Arkivat Evropiane. më shumë
.jpg)
“Java e Arkivit të Hapur”
Me rastin e 67 vjetorit të themelimit të Arkivit të Kosovës, Agjencia Shtetërore e Arkivave të Kosovës, më 26 mars 2018 në ora 10 hapi zyrtarisht “Javën e Arkivit të Hapur”, me që rast pati vizitor nga profile të ndryshme.Të gjithë të interesuarit panë për së afërmi ambientet dhe proceset e punës, si dhe Depon ku ruhet lënda arkivore që e posedon ASHAK-ja.më shumë
.jpg)
U HAP EKSPOZITA “DËBIMI I SHQIPTARËVE NGA SANXHAKU I NISHIT 1877/1878”
Me rastin e 140 VJETORIT TË DËBIMIT TË SHQIPTARËVE NGA SANXHAKU I NISHIT 1877/1878, më 22 shkurt 2018 (e enjte) në ora 12.00, Agjencia Shtetërore e Arkivave të Kosovës hapi Ekspozitën “Dëbimi i Shqiptarëve nga Sanxhaku i Nishit 1877/1878”. në Hollin e Bibliotekës Kombëtare “Pjetër Bogdani” në Prishtinë. Me një Fjalim përshëndetës dhe gjithëpërfshirës Ekspozitën e hapi Kryeshefi Ekzekutiv i ASHAK-së z. Ramë Manaj, i cili Ekspozitën në fjalë e paraqet si një thesar shumë të çmuar - dokumente që flasin e rrëfejnë shumë. Megjithatë, potencoi se vlerësimin më adekuat gjithmonë do ta japin vizitorët e Ekspozitës. më shumë