PJESËMARRJE NË KONGRESIN E 2TË ARKIVOR NDËRKOMBËTAR PËR GJEOGRAFINË OSMANE NË STAMBOLL TË TURQISË
Delegacion i Agjencisë Shtetërore të Arkivave të Kosovës i kryesuar nga Kryeshefi Ekzekutiv i ASHAK-së z. Ramë Manaj dhe znj. Shpresa Mekaj, Drejtoreshë e DPZH-së nga data 20-24 nëntor 2017, morën pjesë në Kongresin e 2të Arkivor Ndërkombëtar për Gjeografinë Osmane në Stamboll të Turqisë të organizuar nga Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave të Turqisë pranë Kryeministrisë së Republikës së Turqisë. Tema bosht e Kongresit ishte “Arkivat tona në rishkrimin e historisë ”.
Me këtë rast Agjencia Shtetërore e Arkivave të Kosovës i dhuroi një sasi të konsiderueshme të dokumenteve osmane në formën digjitale Drejtorisë së Përgjithshme të Arkivave të Turqisë .