Aktualitete

VIZITA E SHFMU,,ZENEL HAJDINI”, TËRSTENIK, SHFMU,,HASAN PRISHTINA” - SEMETISHT DHE E GJIMNAZIT ,,EQREM QABEJ” - PRISHTINË

Vizita e nxënësve të SHFMU,,Zenel Hajdini” nga fshati Tërstenik

Ekspozita,, Kosova pas Luftës së Dytë Botërore në dokumente arkivore"

Më 15 shkurt 2023, Agjencia Shtetërore e Arkivave e Kosovës në kuadër të aktiviteteve për...
Pensionimi i Drejtorit te ANK-Peje

27.01.2023 Pas shumë vitesh pune të palodhshme, sot doli në pension Drejtori i Arkivit Ndërkomunal të...
Hapja e Ekspozitës ,,Kosova në Arkivin e Shtetit Shqiptar”, në Universitetin ,, Ukshin Hoti” në Prizren

Me rastin e 14 vjetorit të Pavarësisë së Kosovës, Agjencia Shtetërore e Arkivave e Kosovës...
KRYESHEFI EKZEKUTIV I AGJENCISË SHTETËRORE TË ARKIVAVE TË KOSOVËS PRITI NË TAKIM DREJTORIN E PËRGJITHSHËM TË ARKIVAVE TË TURQISË Z. ÜGUR ÜNAL

Dje, më 9 shkurt 2022, Agjencinë Shtetërore të Arkivave të Kosovës e vizitoi Drejtori i...
VIZITË ZYRTARE E DELEGACIONIT TË AGJENCISË SHTETËRORE TË ARKIVAVE TË KOSOVËS NË DREJTORINË E PËRGJITHSHME TË ARKIVAVE TË TURQISË

Me ftesë të Drejtorit të Përgjithshëm të Arkivave të Turqisë z. Ügur Unal delegacioni...
28 nëntor 2021- Ekspozita në Kalanë e Tiranës

Sërish nikoqire Kalaja e Tiranës!Agjencia Shtetërore e Arkivave e Kosovës, Drejtoria e Përgjithshme e...
27 nëntor 2021-Nënshkrimi i Marrëveshjes së Bashkëpunimit AShAK-DPA

Në kuadër të zhvillimit të aktiviteteve të përbashkëta të dy qeverive, Shqipëri...
Ekspozita në Vlorë

Në kuadër të manifestimeve për 28 Nëntorin, Shpalljen e Pavarësisë së...

NËNSHKRIMI I MARRËVESHJES SË BASHKËPUNIMIT NË MES TË AGJENCISË SHTETËRORE TË ARKIVAVE TË KOSOVËS DHE ARKIVIT SHTETËROR TË REPUBLIKËS SË MAQEDONISË

Më 14 maj 2018 në Prishtinë, në ambientet e ASHAK-së u nënshkrua ripërtrirja e Marrëveshjes së Bashkëpunimit në mes të Agjencisë Shtetërore të Arkivave të Kosovës dhe Arkivit Shtetëror të Republikës së Maqedonisë. Ripërtrirjen e Marrëveshjes së Bashkëpunimit e nënshkruan Kryeshefi Ekzekutiv i ASHAK-së z. Ramë Manaj dhe Drejtori i Arkivit Shtetëror të Maqedonisë z. Kiril Petrov.

Delegacionin me një fjalë rasti i përshëndeti edhe përfaqësuesi nga MKRS  z. Xhevat Bajrami,drejtor i Departamentit të Rinisë, i cili uroi të dy institucionet për nënshkrimin e Marrëveshjes së Bashkëpunimit dhe njëkohësisht shprehu gatishmërinë për përkrahjen e MKRS-së ndaj ASHAK-së. 

Të dy udhëheqësit e institucioneve arkivore me këtë rast shprehën gatishmërinë se ky bashkëpunim do të jetë në nivelin më të lartë zyrtar me zotimin e të dyja palëve që do ti përkrahin, mbështesin,promovojnë dhe realizojnë aktivitetet e njëra tjetrës në fushën e arkivistikës.

Marrëveshja e Bashkëpunimit e nënshkruar nga palët potencon se  do të zhvillojnë bashkëpunimin në bazë të barazisë, interesit të përbashkët, në bazë të mundësive financiare dhe nëpërputhje me legjislacionin kombëtar në fuqi në vendin përkatës, si dhe memarrëveshjet ndërkombëtare të nënshkruara prej tyre.

Po ashtu, do të bëjnë hulumtime në baza reciproke, me qëllim plotësimin dhe kompletimin e fondeve dhe koleksioneve arkivore me kopjete dokumenteve, me mundësinë e marrjes së kopjeve të urdhëruara vetëm me kërkesëme shkrim nga udhëheqësi i arkivit përkatës ose me autorizimin e tij, ndërsa shkëmbimin e kopjeve do të realizojnë me Protokoll, të nënshkruar nga të dyja palët, si dhe do t’i shkëmbejnë revistat e tyre arkivore dhe do të publikojnë artikuj ekspertësh dhe kontribute shkencore në fushën e punës arkivore.

Delegacioni nga Arkivi Shtetëror i Republikës së Maqedonisënë përbërje të Kiril Petrov-drejtor, Muzafer Bislimi- Zëvendësdrejtor dhe Svetlana Usprcova- Udhëheqëse për Bashkëpunim patën rastin të vizitojnë Depon e ASHAK-së dhe ambientet e punës si: laboratorin e restaurimit-konservimit, laboratorin e digjitalizimit, sallën e leximit, bibliotekën etj. të cilët shprehën admirimine tyre për punën që kryhet në këtë institucion.

 

Arkiva Elektronike

Adresa: Rr. „Arbnor e Astrit Dehari” nr.25 | 10000 Prishtinë, Republika e Kosovës
Tel. Fix. 038/555-139, Centrix. 038/20015023
All rights reserved - © 2013 - Agjencia Shtetërore e Arkivave të Kosovës