Ekspozita "Lidhja Shqiptare e Prizrenit 1878-2018"
Më 08.06.2018, në hollin e Bibliotekës Kombëtare të Prishtinës, Agjencia Shtetërore e Arkivave të Kosovës dhe Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave të Shqipërisë, për nder të 140 vjetorit të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit dhe në kuadër të vitit mbarëkombëtar të heroit Gjergj Kastrioti-Skënderbeu, hapën Ekspozitën e përbashkët “Lidhja Shqiptare e Prizrenit 1878-2018”. Ekspozita në fjalë ishte e bazuar ekskluzivisht në dokumente arkivore të cilat ruhen në Agjencinë Shtetërore të Arkivave të Kosovës dhe Arkivin Qendror Shtetëror të Shqipërisë.